fbpx
Lajme

Sulm me armë në SHBA, mbetet e vdekur një 8 vjeçare

Një vajzë 8 vjeçe është vrarë dhe tre persona të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në St. Louis, Missouri. Ngjarja ndodhi pak metra larg vendit ku po zhvillohej një ndeshje futbolli në shkollën e mesme Soldan.
Dy djem adoleshentë dhe një grua mbetën të plagosur nga
plumbat, ndërkohë që policia nuk ka dhënë ende një version për ngjarjen apo për
autorin e dyshuar.
Sa i përket viktimës, autoritetet kanë deklaruar se ajo
ishte e shoqëruar nga familjarët kur nisën të shtënat.
Që prej muajit prill ka arritur në 12 numri i fëmijëve apo
adoleshentëve që kanë ndërruar jetë në Missouri, si pasojë e të shtënave me
armë. Kjo situatë ka ngritur shqetësim të madh te autoritetet dhe te banorët.
Missouri ndodhet qendër të SHBA-së dhe ka një popullsi
totale prej 6 milionë banorësh.

Të ngjajshme

Gjenevë : Xhevrie Osmani, konfirmohet Deputete e Republikes se Gjeneves.

admin

Perëndimi Serbisë: Po u nise në Kosovë, do të kesh luftë

admin

Goxha trim ky Daçiqi, gati sa Hashimi: Thotë se nuk e dëgjojnë as Moskën nëse del kundër idesë së ndryshimit të kufijve

admin