fbpx
Alb'swiss TV
Shqipëri

Basha: Opozita qeveria e së nesërmes, largimi i Ramës nuk mjafton

Ka përfunduar takimi i kryedemokratit Lulzim Basha me aleatët.

Basha në një deklaratë për mediat pas mbledhjes tha se tema kryesore e takimit ishte raporti i OSBE/ODHIR, ku, sipas tij, vërtetoi se rrëzoi farsën e 30 qershorit.

“Tema kryesore e takimit ishte raporti i OSBE/ODHIR, i cili rrëzoi farsën e 30 qershorit. Raporti tregoi se në Shqipëri nuk ka shtet, ka rënë drejtësia e Kushtetuta. Raporti tregon se Edi Rama ka varrosur shtetin e së drejtës, ekonominë e paratë e shqiptarëve. Prioriteti ynë është t’i japim fund kësaj gjendjeje me zgjedhje të lira e të ndershme”.

“PS duhet të marrë përgjegjësinë për gjendjen ku ndodhet vendi. Ndodhemi para një momenti kyç, në më pak se një muaj gjysmë Këshilli Evropian do gjykojë për hapjen e negociatave. Negociata nuk kanë shans të hapen nëse nuk do ketë zgjedhje të liar e të ndershme. Ne si opozitë siç kemi hedhur disa hapa domethënës, jemi gati të ofrojmë një platformë kombëtare për daljen e vendit nga kriza sepse gjendja është shumë e rëndë dhe largimi i Ramës nuk mjafton. Duhen ndryshime të thella politike”, tha Basha.

I pyetur nga gazetarët se kur do të jetë protesta e radhës, Basha nuk dha një datë konkrete, por tha se shumë shpejt opozita do nisë aksionin dhe se opozita është qeveria e së nesërmes./ Top Channel

/Alb’swiss TV/

Të ngjajshme

Pas tërmetit, fillon puna për ngritjen e gjashtë kampeve në Tiranë

albswiss.com

Prokuroria letërporosi në Greqi për Agim Kajmakun, i kërkohen edhe shenjat e gishtërinjve në Policinë Shkencore

albswiss.com

Fundjavë e acartë, ngrica deri në bregdet. Temperaturat, deri në -14 gradë.

admin

Gent Cakaj takohet me homologun slloven, Miro Cerar

albswiss.com

Të dehur dhe pa patentë, 15 të arrestuar në Fier

albswiss.com

Takimi i Vishegradit, Cakaj: Mbështetje absolute për negociatat e anëtarësimit në BE

albswiss.com
error: Content is protected !!