fbpx
Alb'swiss TV
Shëndetësi

Mjafton një filxhan në ditë dhe flokët tuaja do të rigjenerohen menjëherë, receta e vetme e çajit të hithrës

Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve.  E pasur me  proteina, kalcium, magnez, fosfor, beta karoten, si dhe vitamina A, C, D, dhe kompleksin e vitaminave B. Hithra lufton inflamacionin, reumatizmën, trajton kontraktimet e muskujve, alergjinë dhe tensionin e lartë të gjakut.  Këshillohet që gjatë kësaj kohe të konsumohet sa më shpesh bima e hithrës në formë sallate ose e gatuar në supë dhe byrek.

Githashtu, mund të pihen 3 gota çaj në ditë nga kjo bimë. Është mirë që ai të pihet herët në mëngjes për të dhënë dhe efektin e duhur. Një ndihmesë të madhe jep hithra edhe për një funksionim sa më të mirë të veshkave dhe sëmundjeve të tjera reumatike dhe artritin.

Përgatitja e çajit të hithrës

Për të përgatitur çajin nevojitet një lugë nga bima e tharë dhe e grimcuar. Kjo masë hidhet në një gotë me ujë të nxehtë dhe lihet në qetësi për 15 minuta. Më pas kullohet dhe pihet 3 herë në ditë nga një gotë. Te nënat me fëmijë të vegjël, përdorimi hithrës ndihmon në prodhimin e qumështit aq i rëndësishëm për shëndetin e fëmijës.

Por hithra njihet ndryshe si përbërësi MAGJIK që rigjeneron, ushqen dhe shkëlqen flokun. Personat që kanë probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokës me çaj hithrash, 2-3 herë në javë. Floku juaj është i thatë, i pashëndetshëm dhe i zhveshur nga sebumi, yndyra natyrale e flokëve. Në një enë rrihen 2 verdha vezësh, shtoni 1 lugë gjelle mjaltë, 5-10 vaj esencial hithre dhe 1 filxhan kafeje me çaj hithrash. Përziejini përbërësit  dhe më pas masazhoni flokët. Lëreni të veprojë për 2 orë dhe lani kokën si zakonisht, por shpëlarjen e fundit bëjeni me çaj. Do të habiteni me rezultatin, shkruan Living.

/Alb’swiss TV/

Të ngjajshme

Ecja e ngadaltë është shenjë e plakjes së shpejtë

albswiss.com

Pesë Arsye Të Forta Përse Duhet Të Hani Një Lugë Mjaltë Përpara Gjumit

albswiss.com

Për të humbur peshë, italianët bëjnë këtë gjë pasi hanë darkë

albswiss.com

Grupi i gjakut AB lidhet me humbjen e të mbajturit në mend

admin

Gruaja tregon dietën sekrete, i ndihmoi të humbte 20 kilogramë brenda një jave

admin

Çaji nga fletët e manit të zi kundër diabetit

admin
error: Content is protected !!