fbpx
Alb'swiss TV
Mërgata

Diaspora kërkon rrugë më të lehtë për të votuar

Prej datës 30 gusht deri në mesditën e 8 shtatorit (e diel) KQZ-ja ka pranuar 13 mijë aplikacione nga diaspora për t’u regjistruar si votues për zgjedhjet e 6 tetorit. Por pavarësisht kësaj, përfaqësuesit e diasporës mbeten të zhgënjyer me trajtimin që po u bëhet nga klasa politika shqiptare.

Ndonëse qindra-mija qytetarë të Kosovës jetojnë në diasporë, të drejtën për të votuar në zgjedhjet, që do të mbahen në Kosovë, zakonisht e shfrytëzon një numër jo i kënaqshëm i tyre. Në kuadër të kësaj përfaqësuesit e diasporës vazhdojnë të mbeten të pakënaqur me trajtimin që po u bëhet nga ana e institucioneve.

Procesi i votimit, siç shprehen ata, do të duhej të bëhej më i lehtë për diasporën, rrjedhimisht qytetarëve që jetojnë jashtë Kosovës t’u mundësohet të votojnë nëpër ambasadat e Kosovës që gjenden në vendet përkatëse. Në këtë mënyrë, sipas tyre, do të shmangeshin procedurat e stërzgjatura që ekzistojnë aktualisht dhe do të rritej numri i votuesve jashtë Kosovës.

Megjithëkëtë, deri dje në mesditë nga diaspora kanë aplikuar 13 mijë qytetarë për t’u regjistruar për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, që pritet të mbahen më 6 tetor të këtij viti.

Të ngjajshme

Mesazhi i Haradinajt për diasporën: Kemi nevojë për ju

albswiss.com

Fondacioni BESA: Ftojmë mërgimtarët që me 6 Tetor të shfrytëzojë të drejtën e votës së lirë dhe demokratike

albswiss.com

Shqiptarja përjeton tmerr, sulmohet me acid në fytyrë nga 2 persona

albswiss.com

Mërgimtari nga Zvicra hap qendër tregtare në Viti

admin

Së shpejti, shkollë shqipe edhe në Bronx, SHBA

albswiss.com

Gjonaj i bën thirrje diasporës të votojë në zgjedhjet e tetorit në Kosovë

albswiss.com
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!