fbpx
albswiss.com
Kosovë

Kelmendi: Luftimin e korrupsionit do ta fillojmë nga politika

Kryetari i Partisë “Fjala” Gëzim Kelmendi, ka kërkuar besimin e qytetarëve të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 6 tetor.

Me këtë rast Kelmendi, ka dhënë disa premtime që ai zotohet se do t’i realizoj nëse merr votat.

Këto janë premtimet e Partisë “Fjala” :

– do ta përgjysmojmë pagën e presidentit, kryeparlamentarit, kryeministrit, ministrave dhe deputetëve,

– do ta përgjysmojmë numrin e ministrave dhe zv.ministrave,

– as presidenti, as kryeparlamentari, as kryeministri dhe as ministrat nuk guxojnë me pasë veturë zyrtare,

-as presidentit, as kryeparlamentarit, as kryeministrit dhe as ministrave nuk do t’u paguhen shoferët dhe rojet,

– nuk do të ketë as dreka dhe as darka me para të buxhetit të shtetit,

– të gjitha veturat zyrtare aktuale do ti shesim dhe do ta mbushim arkën e shtetit,

– nuk do të ketë meditje në udhëtime zyrtare,

– nuk do të paguhen shpenzimet telefonike.

I pari i partisë “Fjala”, ndër të tjera thotë se luftimin e korrupsionit do ta filloi nga politika.

/Alb’swiss TV/

Të ngjajshme

Phillips: Serbia e ka humbur Kosovën si rezultat i krimeve të Millosheviqit

admin

Arbana Xharra: “Ai më tërhoqi prej kapele të xhaketës për të më mbështetur për muri, e shtyva me sa fuqi kisha…”

admin

Mashtruan konsumatorin, MTI dënon më shumë se 100 biznese

admin