fbpx
Mërgata

Pamje të rënda nga një park në Itali, shqiptari gjendet i varur në pemë

Një tjetër ngjarje e rëndë vjen nga përtej detit Adriatik, nga Italia.

Mediat vendase raportojnë se një 35-vjeçar shqiptar u gjet i varur në Parkun e Via Balilla.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së dielës, ndërsa ishin kalimtarët ata që thirrën forcat zjarrfikëse.

Image

Shqiptari ishte vetëvarur me rripin e pantallonave dhe u gjet pa jetë në një lartësi prej 9 metrash.

Sipas policisë italiane rrobat dhe dokumentet e tij ishin në rregull. Ai kishte veshur një palë xhinse, një këmishë të bardhë dhe një xhaketë të errët. Në kyçin e dorës së majtë kishte një byzylyk dhe një unazë në gisht, e cila dukej si martese.

Image

Shqiptari nuk rezultonte që të kishte probleme me drejtësinë italiane, ndërsa po hetohet në lidhje me shkaqet që e detyruan që të vetëvritej.

Të ngjajshme

Aksident i rëndë në Gjermani, humb jetën i riu nga Kosova

albswiss.com

Vdekja e të riut Enver Islam Ejupi, ngjall dhembje dhe emocione

admin

I riu shqiptar përplaset nga treni, i gjithë komuniteti në zi

albswiss.com