fbpx
Kulturë

Pse “Alkimisti” i Paulo Coelhos është më i shituri në botë

Që nga momenti i botimit të tij, ky libër është ndër të preferuarit e shumë lexuesve. Mund ta gjeni në krye të listave me librat më të mirë. Në pak faqe Paulo Coelho ka pasur mundësinë të rrëmbejë zemrat e lexuesve dhe padyshim kjo vjen për disa arsye. Nuk ka të bëjë aq shumë fjalori i pasur i autorit, pasi në të gjitha veprat e tij vihet re ky detaj mjaft i rëndësishëm, sa ka të bëjë mesazhi i fuqishëm që përcillet përmes veprës “Alkimisti”. Autori na tregon dëshirat më të rëndësishme që burojnë nga zemra e një njeriu. Ai është në vetvete një libër i thjeshtë, por me thënie dhe vërtetësi të shumta, aq sa një lexues e gjen veten duke nënvijëzuar dhjetëra fjali të preferuara në libër.

Të gjithë ne kemi pasione dhe dëshira, disa prej të cilave i fshehim nga sytë e botës për shkak të frikës se mund të na tallin, ose për shkak të frikës prej dështimit në rrugën e realizimit të tyre. Libri na tregon pikërisht se sa e rëndësishme është të ndjekim ëndrrat tona, pa e vrarë mendjen se çfarë mendojnë të tjerët rreth nesh. Është historia e njerëzve të ndryshëm, disa prej të cilëve e mundën frikën dhe ia dolën t’i realizonin ëndrrat e tyre dhe disa të tjerë u mundën nga presioni dhe jetuan një jetë në përpjekje për të ndryshuar sipas “rregullave” që bota kishte vendosur në vite.

Gjithashtu libri trajton edhe disa parime universale që kanë ekzistuar që nga fillesa e botës. Këto janë më të rëndësishmet :

Ligji i tërheqjes: Në botën e Rumit, çdo gjë që ti je duke e kërkuar, është duke të të kërkuar edhe ty. Thjesht duhet ta kërkosh atë fuqishëm që ajo të vijë në jetën tënde.

Dashuria e vërtetë të lejon t’i ndjekësh ëndrrat e tua : Nëse ke përjetuar dashuri të vërtetë, ajo do të të presë edhe nëse ti largohesh. Nëse ka qenë thjesht një shkëlqim i momentit, ky libër do të të bëjë të kuptosh se nuk ia vlen të luftosh për të.

Riorganizon perspektivat : Jeta nuk do të të trajtojë përherë me përzemërsi, pasi kjo gjë nuk është pjesë e natyrës së saj. Por nëse ti i ndryshon perspektivat në varësi të situatave që të ofrohen, ke për ta gjetur një mënyrë për t’ia dalë mbanë.

Perfeksioni është iluzion, mos prit për të : Nëse gjithnjë pret për momentin perfekt, për mënyrën perfekte, nuk ke për të arritur gjëkundi. Fillo dhe bëje çfarë do. Edhe nëse gabon, mëso se gabimet janë mënyra më e fuqishme për të mësuar.

Frika është pengesa më e madhe, se gjithë pengesat e tjera. Pengesat që të vendosin njerëzit në këtë botë, nuk krahasohen me pengesat që ti i vendos vetes me mendjen tënde. Mos e lejo trurin tënd të të ndalojë për të bërë gjërat që ke dëshirë të bësh.

Libri “Alkimisti” nga Paulo Coelho është nga ata libra që ecin shpejt në të lexuar, ndaj jepi vetes një mundësi dhe lexoje. Në fund, nuk ke për t’u zhgënjyer.

Të ngjajshme

Trupa e Teatrit të Kosovës shfaq ‘Kaligulën’ e Kamysë në Tiranë

admin

Alma Saraçi: Puna ime rraskapitëse për kinemanë amerikane

admin

Filharmonia sjell tri premiera në Prishtinë

admin