fbpx
albswiss.com
Kosovë

Në këtë pjesë të Prishtinës për siguri pune më 12 shtator do të ndërprehet energjia elektrike

KOSTT njofton qytetarët se me qëllim të krijimit të kushteve për siguri në punë, për të mundësuar realizimin e remontit të rregullt të transformatorit T2 në NS 110/35/10 kV Prishtina 1, me datë 12 Shtator 2019 nga ora 00:00 deri në 00:10 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T2 për ta kaluar ngarkesën në transformatorin energjetik T1 në nënstacion në fjalë, transmeton Klan Kosova.

Nga KOSTT thonë se qytetarët apo institucionet që furnizohen nga NS 110/35/10 kV Prishtina 1 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike në kohëzgjatje prej 10 minutave, nga ora 00:00 deri në 00:10 .

“Remonti i transformatorit planifikohet të zgjasë deri me datë 20 shtator 2019 dhe me rastin e rikthimit të tij në operim, sërish do të realizohet shkyçje në kohëzgjatje prej 10 minutash. Punimet në fjalë, realizohen me qëllim të mirëmbajtjes së aseteve të transmisionit dhe do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit”, thonë nga KOSTT.

/Alb’swiss TV/

Të ngjajshme

Veseli: Ku është Amerika është edhe Kosova

admin

Ministrja Hoxha: Të rinjtë tanë synojnë të njëjtat vlera me bashkëmoshatarët e BE-së

admin

Shtyhet seanca e jashtëzakonshme për lojërat e fatit

admin