fbpx
Kosovë

Arrestohen dy nga katër të dyshuarit që plagosën dje një person në Pejë

Një person dje është plagosur në rrugën “Eliot Engel” në Pejë, njofton Klan Kosova.

Për këtë rast nga policia thonë se kanë arrestuar dy nga katër personat e dyshuar të involvuar në rast, ku të njëjtit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.

“Pas një mosmarrëveshje në rrugë janë përleshur fizikisht dhe janë gjuajtur me armë zjarri ndërmjet vete katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, mirëpo kanë kaluar pa lëndime trupore”.

“Më vonë njëri nga të dyshuarit ka hyrë në një lokal ku ka qenë njëri nga personat e dyshuar me të cilin ka qenë një familjar si dëshmitar në ndejën e tyre, kurse me të ardhur personi i dyshuar me një armë në dorë ka shtënë në drejtim të të dyshuarit që ishte në kafiteri, ku është qëlluar dëshmitari që nuk ishte fare i kyçur në rast. Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në tretman mjekësor në spitalin e Pejës”, thuhet në raportin e policisë.

Pejë, një i plagosur nga të shtënat me armë (FOTO)

/Alb’swiss TV/

Të ngjajshme

Kushtet e LDK-së për përfshirje në dialog.

admin

Ibrahim Rugova, racën e qenit që iu dhurua Putinit e quante “Qeni Mollos Ilir”

admin

INPO: Komuna ndan mbi 6 milionë euro të projekteve për të paguar borxhet e “Pallatit të Rinisë” dhe të “IMN Kosova”

admin