fbpx
albswiss.com
Shqipëri

Do shkarkohet Meta? Kryemadhi: Nuk shqetësohem fare

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me shkarkimin e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, iniciativë e marrë kjo nga mazhoranca.

Në një intervistë për “News 24”, Kryemadhi u shpreh se kjo gjë nuk është fare në axhendën e saj apo të LSI-së.

E pyetur nëse Komisioni Hetimor do të marrë vendimin ekstrem për ta shkarkuar apo Presidentin, Kryemadhi shtoi se Meta është një makineri politike që është shumë e vështirë për ta ndalur.

“Mua nuk më shqetëson fare kjo gjë. Nuk është pjesë e agjendës time politike dhe e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Axhenda jonë është të nxjerrim Shqipërinë nga ky lloj fukarallëku të cilën e ka future regjimi i Edi Ramës. Besoj se z. Meta I ka kapacitetet e veta për tu përballur politikisht dhe di të them që është një makineri politike që është shumë e vështirë për ta ndalur” – tha Kryemadhi.

/Alb’swiss TV/

Të ngjajshme

Shkëmbimi i territoreve, Majko i prerë: Lodër e rrezikshme që nuk prek vetëm Kosovën

admin

Ndihma të dëmtuarve, Veliaj: Diplomatët po japin mbështetjen e tyre

albswiss.com

Mbytet një person në plazhin e Shëngjinit

albswiss.com