fbpx
Alb'swiss TV
Bota

Sulmohet ambasada amerikane në Afganistan

Një raketë shpërtheu në ambasadën e SHBA-së në Kabul, dhe një tjetër goditi kompleksin e Ministrisë së Mbrojtjes së Afganistanit.

Nuk është raportuar për dëme në të dyja objektet.

“Personeli diplomatik nuk është prekur drejtpërdrejtë nga shpërthimi”, ka thënë një zyrtar i Departamentit të Shtetit.

Incidenti ndodh në 18 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara, që ishin edhe arsye e nisjes së luftës në Afganistan.

Sulmi ndaj ambasadës amerikane, bëhet disa ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se bisedimet e paqes më talibanët ishin “të vdekura”.

Trump anuloi bisedimet e fshehta me talibanët që ishin paraparaë të mbahen në SHBA, pasi një makinë bombë e grupit militant shpërtheu në Kabul, duke lënë të vrarë 12 njerëz përfshirë një ushtar amerikan.

Rreth 14.000 trupa amerikane gjendet në Afganistan, transmeton Radio Evropa e Lirë.

/Alb’swiss TV/

Të ngjajshme

Vuçiq e pret me tepih të kuq Erdoganin (FOTO)

albswiss.com

60 vjeçari vdes duke shikuar pornografi

albswiss.com

Me helikopter për të pirë një kafe

admin

A do të rritet çmimi i naftës pas sulmit të kompanisë Aramco në Arabi?

albswiss.com

Zgjedhjet e parakohshme, Pendarovski mbledh liderët pas mos hapjes së negociatave

albswiss.com

Gjermania hapi 370 mijë vende pune për të huajt

admin
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!