fbpx
Kosovë

Hykmete Bajrami: Bizneset sot vuajnë nga burokracia – sistemi tatimor duhet të thjeshtësohet (VIDEO)

Hykmete Bajrami nga LDK-ja, në debatin për politikat tatimore në Klan Kosova, i është kundërpërgjigjur Haki Shatrit nga koalicioni AAK-PSD i cili ka thënë  se LDK-ja nuk e ka zbatuar Pakon e parë Fiskale.

“Mund të them me dhjetëra biznese që kanë importuar makineri dhe lëndë të parë që kanë përfituar nga Pakoja e Parë Fiskale. Edhe sot kur vizitojmë biznese të ndryshme, ata na falënderohen se nuk ka ndodhë asgjë prej kohës së juaj”.

“Janë liruar nga tatimit dhe TVSH-ja për linjat e makinerisë dhe lëndën e parë prodhuese. Pakoja e Parë Fiskale janë implementuar në vitin 2016 dhe 2017, ndërsa ligjet kanë kaluar në vitin 2015”.

“Ajo çfarë sot thirret qeveria në dorëheqje është se këta kinse kanë bërë lirime tatimore. Ato në fakt janë bërë në kohën e qeverisë Mustafa dhe ministrit Avdullah Hoti”.

Bajrami në Zona Zgjedhore të Klan Kosovës e ka ripërsëritur pse LDK-ja ka propozuar bashkimin e Doganës dhe ATK-së.

“Kjo kryhet brenda një mandati qeveritar kur fillon mbledhja e TVSH-së në kufi. Për dy vjet, këta nuk e kanë bërë asnjë hap”.

“Ne e kemi pasë Pakon e Dytë Fiskale. Ajo që ka ardhë në Kuvend dhe pse ne kemi marrë iniciativa ligjore në Kuvend ka qenë kundërshtimi i pakos aktuale e cila mbeti në Kuvend sepse e ka pasë qëllimin që të krijojë një administratë dhe burokracie të re”.

“Ne jemi duke investuar që sa vite me ndihmën e Bashkësisë Europiane në reformën e Adminsitratës Publike ku një nga pikat kyçe është reduktimi i burokracisë për bizneset. Bizneset sot vuajnë nga burokracia, rimbursimet janë problem dhe ata sot kërkojnë me kthy Bordin për Rishqyrtim të Ankesave sepse aq gjatë u merr rimburisimi i TVSH-së”.

Ajo ka treguar edhe se çka parasheh LDK-ja në politikat e saj tatimore.

“Në politikat tona tatimore kemi paraparë projekte të cilat e bëjnë rimbursimin automatik – platforma dhe shërbime elektronike që do t’u ofroheshin bizneseve dhe një kthim automatik i rimbursimit pa pasë nevojë të kalojë në gjykata dhe borde të ndryshme të shqyrtimit”.

“Sistemi tatimor duhet të thjeshtësohet dhe jo të komplikohet”.

/Alb’swiss TV/

Të ngjajshme

Brenda 24 orëve, Policia shqipton 700 gjoba të trafikut

admin

Çmimet nëpër restorante: Kosova dhe Maqedonia më të lirat në Evropë

admin

Pas Haradinajt edhe Thaçi takohet me Aben

admin