fbpx
albswiss.com
Kosovë

Pse PDK mund të sjellë ndryshime në politikat tatimore? – flet Shaqir Totaj (VIDEO)

Loading...

Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës ka folur rreth arsyeve që sipas tij ky subjekt partiak do të sjellë ndryshime në politikat tatimore të Kosovës.

”Ne mund ta bëjmë ndryshe, sepse kemi një lider i cili është i vendosur, i përcaktuar, e ka një plan konkret, ka treguar vendosshmëri, ka bërë hapin e parë në drejtimin e duhur në luftën kundër korrupsionit, nepotizmit. Kemi një slogan të fortë”.

Totaj në Zonën Zgjedhore tha se kanë kurajo për të pranuar se ka dobësi dhe ky është hap i parë drejt rrugës për të luftuar dukuritë negative, njofton Klan Kosova.

”Kemi bërë një kërkesë publike që të gjitha partitë të dalin dhe të pajtohen me atë, ku kërkohet nënshkrimi i tyre. Jemi të vetëdijshëm se ekzistojnë dobësi, kemi kurajo të pranojmë se ekzistojnë dobësi dhe ky është hapi I parë që ne të vetëdijësohemi për të luftuar këto dukuri negative. Kemi profesionalizëm, kemi staf kemi përcaktim, kemi vullnet. Ne nuk i limitojmë sfidat, sfidojmë limitet”.

 

/Alb’swiss TV/

Loading...

Të ngjajshme

Haradinaj: Kosova është me fat që ka miq siç janë NATO-ja e Amerika

admin

Vulin: Haradinaj dëshiron luftë me Serbinë

admin

Veseli: Rifat Bejtën do ta mbajmë në mend si njeri të vlerave dhe përkushtimit atdhetar

admin
Loading...
Loading...