fbpx
albswiss.com
Kosovë

Slloganet e partive politike – analizë nga Adrian Çollaku (VIDEO)

Loading...

Analisti Adrian Çollaku ka komentuar sloganet e subjekteve politike të cilat më 6 tetor do t’i futen garës për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Çollaku ka vlerësuar se sloganet nuk janë ato që ua fitojnë zgjedhjet ndonjë partie, ndërsa tha se Vetëvendosje ka zgjedhur diçka mobilizuese dhe paralajmëruese, njofton Klan Kosova.

”Slogani i VV-së është mobilizues dhe përmes tij po mundohet ta kthejë elektoratin dhe në një anë është një paralajmërim se ne do të vijmë në pushtet. Pra Vetëvendosje ka slogan mobilizues dhe paralajmërues”.

Sa i përket sloganit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adrian Çollaku në Analizën Zgjedhore theksoi që duke qenë se ky subjekt erdhi deri këtu pasi elektorati nxori  një emër për kryeministre, duhet që edhe emri i saj të figurojë në këtë garë.

”Ndoshta i kish shkuar ‘’VjosëLidhja’’. LDK nxori një emër që e ka kërkuar elektorati i LDK-së. Parimisht duhet të dihet që nuk është slogani ai që t’i fiton zgjedhjet. LDK-së mund t’i shkonte slogani me emrin e Vjosës. Sot Isa Mustafa dhe Vjosa arritën t’i bashkojnë të gjithë dhe arritën ta mbështesin paktin shumica”.

Adrian Çollaku pohon se PDK-së do i shkonte më shumë në këtë garë zgjedhore ‘’Dekada e Re’’, pasi do i mundësonte të parit të këtij subjekti Kadri Veselit një shkëputje nga udhëheqësi paraprak i kësaj partie Hashim Thaçi, njofton Klan Kosova.

”Sikur të ishte Dekada e Re do të ishte shumë slogan më i mirë. Fillimisht Veseli do të bënte një shkëpuytje, është shumë e rëndësishme nëse ai bën një shkëputje nga PDK-ja e Kadri Veselit. Pse Veseli ta bartë keqqeverisjen e Thaçit. Një tjetër dëmtim i këtij sllogani është ‘’ta ndërtojmë të ardhmen’’, – çfarë ke bë deri tash? Dekada e Re do të ishte shumë më e mirë. Kjo e reja mund t’i thotë dikush- çfarë ke bërë gjithë këto vjet?”

Ndryshe nga të tjerat, Çollaku vlerëson se slogani i AAK-së është i qëlluar pasi ka përkthyer në 100% vendimin apo punën rreth taksës ndaj produkteve serbe, njofton Klan Kosova.

”Haradinaj dhe AAK e kanë përkthy atë punën që e kanë bërë. Është shumë slogan i mirë për punën që e kanë bërë për taksën. E ka përkthyer punën që e ka bërë, sidomos vendimin për taksën. Qëllimisht e ka potencuar që të mos i marrë dikush meritat. Sepse ka pasur tendenca që t’i marrin meritat. Tri  parti që kanë qenë në koalicion kanë tentu. E ka mendu saktë që të mbetet në mendjen e votuesit, që të mos i ikina ta votues që e kishin mbështetur. Një punë që e ka bërë pse të mos e materializojë, kjo mund të jetë në rregull”.

 

/Alb’swiss TV/

Loading...

Të ngjajshme

Ish-kryetari i Kllokotit ndalohet nga organet e sigurisë së Serbisë?

admin

Ismaili: Do të hapim barnatore brenda reparteve të QKUK-së, do të rrisim numrin e infermierëve dhe mjekëve

admin

Abdullahu: Me qasjen e refuzimit, partitë po fitojnë vota por po zhgënjehet qytetari (VIDEO)

albswiss.com
Loading...
Loading...