fbpx
albswiss.com
Kosovë

Slloganet e partive politike në syrin e Faton Abdullahut (VIDEO)

Slloganet e partive politike në syrin e Faton Abdullahut (VIDEO)

Opinionisti politik Faton Abdullahu, ka thënë se sllogani i Lëvizjes Vetëvendosje, “Erdhi Dita” është slogan revolucionar.

“Duket si Dita V. Mund të lexohet erdhi dita V – ‘victory’ – fitore. Duhet pranuar se në 4-5 vjetët e fundit sidomos në këtë aspekt VV ka qenë shumë kreative. Ka fenomene që VV nuk i ka hyrë atij muhabeti fare. Më ka lënë përshtypje që si VV ka mundësi ta bëjë këtë gjithë këto vite dhe asgjë s’ka bërë kundër Islamit Politik”, ka thënë Abdullahu, njofton Klan Kosova.

Për “BesëLidhja” të LDK-së, ai ka thënë se do të duhej të ishte më thjeshtë.

“Ka krijuar një sllogan politik, është e ndërlikuar ngase duhet thënë diçka shumë shkurt që përmbledh një synim. Madje sipas disa analistëve duhet të ketë sens humori dhe satirë”.

“BesëLidhja” do të duhej të ishte më e thjeshtë për atë që aspiron. Nuk është lidhje në mes të kryesisë dhe strukturës. Sugjeroj që të shtojnë të heqin, sepse ka diçka arkaike në të. Me”Besën” po mundohet ta merr një lloj patriotizmi që gërshetohet me modernen. Diçka po i mungon”.

Te sllogani i PDK-së, ai ka thënë se sheh kokën e shqiponjës të cilën sipas tij e kanë futur për të mos harruar vlerën nacionale.

“Ndërtojmë të Ardhmen” nuk shkon me logjikën e forcimit të shteti. Këtu kur është fjala për “Ty dhe shtetin” mund të lexohet se ka të bëjë me mbrojtjen e shtetit dhe të sovranitetit. Tek “D” është koka e shqiponjës. Është detaj që duhet të vërehet. Ka të bëjë edhe me demokraci edhe duke mos harruar vlerën dhe trashëgimin nacionale”.

“100% Kosovë – Guxim, Dije dhe Përkushtim” i koalicionit AAK-PSD duket shumë gjatë për Abdullahun.

“Parimisht nuk na duhet guxim se prishemi me ndërkombëtarët. 100% Qeveria që iku na ka prish me ndërkombëtarët. Kombinimi i ngjyrave sa po shoh është i pavend dhe nuk lë asnjë përshtypje”.

Ndërsa “Bashkë për Shtetin” e Nisma-AKR-PD, tregon sipas tij se ata janë bashkë për shtetin.

“Përshëndetja bëhet me zemër, nga zemra nga ana e Limajt dhe kjo e ka të vetën”.

“Nëse lexohen pikat e programit që kanë shpalosur para disa ditësh është dialogu. Nuk ikin nga ajo dhe janë të vetëdijshëm se duhet qenë bashkë për shtetin”.

/Alb’swiss TV/

Të ngjajshme

Serbia lobon në Amerikën Latine kundër Kosovës

admin

Vllasi: Serbia po krijon mjegull për të përfituar në dialog

admin

Shpend Ahmeti: Ndoshta Thaçi di diçka që ne nuk dimë

admin