fbpx
Alb'swiss TV
Kulturë

Vajta në Stamboll

POÇARI

Vajta në Stamboll të bëja pazar,
Për kujtim të ble një vazo balte:
– Paqe dhe selam o usta poçar,
Vazon më të mirë po e pate….

Vazoja nga dora më shkau e ra
Dhe m’u bë njëzet e pesë copë,
Më erdhi rrotull deti Marmara
Dhe m’u hap dyqani turk si gropë.

Pa më shau poçari keq turqisht,
Unë e shava shqip e mend i rashë;
Për çudi poçari nuk u ligsht,
Veç dy lot në sytë e kuq i pashë.

Mos u çmend ky turk, ky qerata?
Unë e shaj, ai me duar në qafë!
Poçe tjeter mori në dyqan
Dhe më tha: ” Më shaj, për besë, prapë!”

Psheretiu si unë tha: ” Jam shqiptar,
Shqip, vëlla, ti shamë dhe një herë,
Fjala shqipe s’blihet në pazar,
Në dyqan ka vjet që s’e kam ndjerë,

Ikën nga dyqani burra e gra,
Unë e një poçar e tjetër s’kishte,
Vazot frynte deti Marmara,
Vazove poçari shqip u fliste !

-Dritëro Agolli-

Të ngjajshme

Vasfije Krasniqi-Goodman merr mirënjohje nga Ministria e Kulturës

albswiss.com

Vështrim mbi poetikën e poetit dhe piktorit hero Agim Ramadani

admin

Doli nga shtypi libri i ri i politologut Bardhyl Mahmuti

albswiss.com

“Nëse Evropa nuk na pranon se në Shqipëri ka muslimanë, unë nuk dua të shkoj në Evropë”

albswiss.com

Kulturë: Baleti i Kosovës ka arritur në Bullgari për ta shfaqur “Xhuljetën pa Romeon”

admin

Ju jeni vajza 100% perfekte për mua

albswiss.com
error: Content is protected !!