fbpx
Alb'swiss TV
Rinore

Kafja e derdhur detyron avionin të devijojë fluturimin

Një avion me 337 pasagjerë në bord është detyruar të ndryshojë drejtimin pasi piloti derdhi kafenë në panelin e kontrollit.

Airbus A330-243 i cili po fluturonte nga Frankfurt, Gjermani, për në Cancun të Meksikës, u ul në Shannon të Irlandës, njofton Klan Kosova.

Kjo sepse panelet e kontrollit audio të pilotëve (ACP) filluan të shkriheshin dhe në kabinë doli tym. Pilotët përdorën maska oksigjeni për të vazhduar udhëtimin. Për fat të mirë nga incidenti nuk pati të lënduar. Air Accidents Investigation Branch (AAIB) nuk zbuloi kompaninë ajrore ku ndodhi incidenti gjatë fluturimit më 6 shkurt 2019.

Megjithatë organizata e pavarur jofitimprurëse Flight Safety Foundation tha se kompania ishte Condor Airlines. Avioni u operua nga Thomas Cook Airlines. AAIB thotë se piloti kryesor po monitoronte bashkëpilotin mbi Oqeanin Atlantik kur ju shërbye kafja. Kafetë ju dhanë me gota pa kapak, gjë që AAIB thotë se ishte normale për kompaninë që drejtonte fluturimin.

Piloti kryesor e vendosi kafenë në tryezën e tij, por gota u rrëzua. Shumica e kafes ra në prehrin e tij dhe një sasi e vogël u derdh në panelin e kontrollit, duke filluar shkrirjen e butonave, shkruan oranews. Kjo çoi në prishjen e paneleve të kontrollit dhe vështirësi në komunikim.

Më pas u mor vendimi për të devijuar në Shannon dhe avioni u ul në mënyrë të sigurt.

/Alb’swiss TV/

Të ngjajshme

‘Xhakartës’ i ka humb marrja, zbulon me shumë se ç’duhet gjatë pushimeve luksoze në Afrikë

albswiss.com

Peshkaqeni “tigër” 500 kg kapet në ujërat e Durrësit

albswiss.com

Po bënte ushtrime në ballkon me kokë poshtë, bie në tokë e thyen 110 kocka

albswiss.com

Nusja e Milotit sapo doli nga frizerja, është bërë si ‘kukull’ e vërtetë

albswiss.com

Elita po duket si zonjë e vërtetë e veshur me komplete të bardha, do ta ‘shkri’ Gjikon

albswiss.com

Adelina del në qytet me djalin, veshja e tyre mori vëmendjen e të gjithëve

albswiss.com
error: Content is protected !!