fbpx
Alb'swiss TV
Sport

Tifozët duan largimin e Zidane dhe Perez

Tifozët e Real Madridit nuk janë të kënaqur me fillimin e eksperiencës së dytë të Zinedine Zidanet në bankinën e “Los Blancos”. Një pjesë e tyre madje kërkojnë shkarkimin e trajnerit francez.

Real Madridi pësoi humbje nga Paris Saint-Germain, në ndeshjen e mbrëmshme në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

“Los Blancos” humbën me rezultat 0:3 dhe paraqitja e tyre ishte e zbehtë.

Dhe, tifozët e Realit nuk janë të kënaqur aspak me situatën aktuale të ekipit, prandaj një pjesë e tyre kanë kërkuar të shkarkohet trajneri Zinedine Zidane.

Tabloidi britanik “The Sun”, shkruan se një pjesë e tifozëve kërkojnë nga presidenti Florentino Perez që ta shkarkojë trajnerin francez.

Zidane e kishte fituar tri herë radhazi trofeun e Ligës së Kampionëve me Real Madridin, ndërsa u rikthye në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, i cili ishte dizastër për madrilenët.

E punët mirë Reali nuk i ka as në sezonin e ri.

/Alb’swiss TV/

Të ngjajshme

Ronaldo sonte mund të hyjë në histori të futbollit

albswiss.com

Pogba mund të rikthehet në Juventus

albswiss.com

Sirena angleze për Kessie

albswiss.com

Bayern kërcënon me bojkotim të Gjermanisë nëse zëvendësohet Neuer

albswiss.com

​Klitschko i kthehet boksit, kërkon meç kundër Joshuas e Furyt

admin

Ludovica Robaudo e ndarë mes surfit dhe modës (FOTO)

albswiss.com
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!