fbpx
albswiss.com
Kulturë

Aktori nga Peja pjesë e filmit hollyvudian

Aktori Flurim Alija i cili punon dhe vepron për shumë vite në Gjermani po merr pjesë në një projekt filmik të Hollywood-it.

Filmi “Someone Dies Tonight”, është një bashkë prodhim amerikano-gjerman i zhanrit triller, xhirimet e filmit kanë nisur vitin e kaluar dhe po vazhdojnë akoma, ndërsa shumë shpejtë do ta ketë premierën botërorë.

Ne këtë film, pjesë e kastës janë edhe yjet e Hollywoodit, si Christopher Lambert, Tom Sizemor dhe Erik Roberts.

Gjatë intervistes për emisionin ARTRADIO, Flurimi djali nga Zahaqi i Pejës, në programin e natës të RADIO 1 ka thënë se është i kënaqur me punën dhe rolin, ndërsa nuk fshehu entuziazmin që luan përkrah aktorëve të mëdhenj botëror.

Flurimi, gjithashtu tregoj me krenari që nuk është i vetmi shqiptarë në këtë film, ku po marrin pjesë edhe dy aktorë të tjerë shqiptarë Leon PALUSHAJ dhe Imer TAHIRI.

Vlen të thuhet se Flurim ALIJA është aktivë edhe në shumë projekte tjera filmike në kinemanë gjermane dhe është në fokus të mediave atje.

Vërtet arti nuk ka kufij, kohëve të fundit mundësia për të qenë pjesë  e kulturës  botërore  është shumë e madhe që edhe shqiptarët të  jenë pjesë  e kinemave botërore ndër ta  është pra edhe Flurim Alija.

 

Të ngjajshme

Alma Saraçi: Puna ime rraskapitëse për kinemanë amerikane

admin

Promovohet në Shkup monografia “Bekim Fehmiu – Odiseu i Kosovës”

admin

Akademikut Zuvdia Hoxhiq Berisha merr çmimin “TEUTA”

albswiss.com