fbpx
albswiss.com
Sport

“Ëndrra ime është fitimi i Ligës së Kampionëve”

Miralem Pjaniç është një nga lojtarët kryesorë të Juventusit në këtë sezon, teksa po tregon performanca shumë të mira nën drejtimin e Sarrit. Edhe në ndeshjen kundër Interit, mesfushori boshnjak tregoi një paraqitje shumë të mirë, teksa të gjithë aksionet e bardhezinjve nisnin nga këmbët e Pjaniçit.

Mesfushori ka dhënë një intervistë së fundmi, ku ka treguar objektivat e skuadrës dhe ëndrrën e tij: “Në ndeshjen me Interin, çdo gjë shkoi në rrugën e duhur. Ne e merituam fitoren dhe më në fund u rikthyem përsëri në vendin e parë. Mendoj se skuadra jonë është më e mira në Itali. Ne gjithmonë duam të jemi në krye të renditjes dhe mendoj se tashmë jemi aty ku duhet të jemi.

Juventusi është një nga 4 skuadrat më të mira në botë dhe objektivat tona janë të mëdha, jo vetëm për këtë sezon, por çdo vit. Ne duam të fitojmë të gjithë trofetë  dhe do të provojmë përsëri këtë vit. Nga të gjithë trofetë më i veçanti është Liga e Kampionëve, fitimi i saj është ëndrra ime. Shpresoj ta bëj realitet këtë vit.”, u shpreh Pjaniç.

/Alb’swiss TV/

Të ngjajshme

Gratë e yjeve angleze në luftë: Coleen Rooney e akuzon Rebekah Vardyn për spiunim

albswiss.com

Ronaldo thuhet se e do transferimin e Iscos te Juventusi

albswiss.com

Ronaldo zbulon arsyet e largimit nga Interi

albswiss.com