fbpx
albswiss.com
Bota

Erdogan e shënoi fillimin e intervenimit ushtarak në Siri

Stamboll, 9 tetor – Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan para pak kohësh në Tuiter publikoi se ushtria turke e ka filluar operacionin ushtarak në veri të Sirisë.

Siç ceki, operacioni ushtarak e mban emrin “Burimi i paqes” (“Barış Pınarı”, përkatësisht “Peace Spring”), transmetojnë agjencitë.

Paraprakisht sot forcat kurde dhe dy grupe aktivistësh sirianë kumtuan se ekstremistët nga Shteti islamik herët në mëngjes kryen sulm ndaj Rakës, në veri të Sirisë.

Autoritetet lokale të kryesuara nga kurdët bënë thirrje për mobilizim të përgjithshëm.

Gazeta “Dejli Sabah” aksionin e përshkruan si antiterrorist.

“Forcat e armatosura turke së bashku me Armatën nacionale siriane filluan aksion kundër organizatës terroriste PKK/SZN dhe Shtetit islamik në veri të Sirisë, Qëllimi ynë është ta shkatërrojmë korridorin terrorist që po tentojnë ta vendosin në kufirin tonë jugor dhe ne do ta sjellim paqen në rajon”, shkroi Erdogan në Tuiter.

Me operacionin “Burimi i paqes” ne do ta mënjanojmë kërcënimin nga terrorizmi. Falë zonës së sigurisë të cilën do ta vendosim, do të sigurojmë kthim të refugjatëve sirianë në vendin e tyre. Do ta mbrojmë integritetin territorial të Sirisë dhe do t’i çlirojmë banorët e rajonit nga kthetrat e terrorit”, shkroi Erdogan në profilin e tij në Tuiter.

/Alb’swiss TV/

Të ngjajshme

A iu kujtohet kjo fotografi dhe a e dini për çfarë ka shërbyer

admin

Nuk i bindet urdhrave të policit amerikan dhe e pengon në kryerjen e detyrës zyrtare, e pëson keq i riu (Video)

admin

Dorëhiqet Shefi i Sigurisë së Brendshme në SHBA

albswiss.com