fbpx
albswiss.com
Sport

Federata e Serbisë reagon për ndeshjen Trepça – Crvena Zvezda

Federata e Futbollit e Serbisë ka bërë të ditur se ndeshja mes Trepçës dhe Crvena Zvezdës, që dështoi sot për shkak të ndërhyrjes së Policisë së Kosovës, do të zhvillohet nesër në orën 15:00 në Stara Pazovë.

Pasi që Policia e Kosovës është e vendosur të mos e lejojë hyrjen e Crvena Zvezdas në territorin kosovar, ndeshja mes Trepçës dhe klubin nga Beogradi pritet të zhvillohet nesër në qytetin serb Stara Pazova, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.

Tani, Federata e Futbollit e Serbisë ka lajmëruar se ndeshja Trepça – Crvena Zvezda, në kuadër të Kupës së Serbisë, do të zhvillohet në Serbi nesër, e jo sot në orën 15:00 në Kosovë siç ishte planifikuar fillimisht.

“Ndeshja e fazës 1/16 në Kupën e Serbisë mes Trepçës dhe Crvena Zvezdës do të zhvillohet të enjten, 10 tetor në Qendrën Sportive të FSS-s në Stara Pazovë nga ora 15:00”, thuhet fillimisht në njoftimin e Federatës serbe.

“Hyrja do të jetë falas dhe Federata e Futbollit të Serbisë do ta paguajë koston e plotë të qëndrimit të FC Trepçës”, thuhet më tej.

Federata e Futbollit e Kosovës kishte lajmëruar se ndeshja nuk do të zhvillohet dhe për këtë gjë kishte kërkuar ndihmë nga Policia e Kosovës, e cila e kishte detyrën për t’i ndalur futbollistë serbë të hyjnë në territorin e Kosovës.

FFK-ja e ka kundërshtuar pjesëmarrjen e klubeve serbe nga Kosova në garat e Serbisë, duke insistuar se vetëm ajo ka të drejtë të organizojë gara në territorin e Kosovës dhe për këtë tentim të Serbisë për të ndërhyrë në territorin kosovar është ankuar edhe në UEFA e FIFA.

/Alb’swiss TV/

Të ngjajshme

Tuchel: Neymar është 100 për-qind me ne

albswiss.com

Greenwood me marrëveshje të re në Manchester United (VIDEO)

albswiss.com

Barcelona do t’i shkarkojë futbollistët Vidal dhe Rakitiq

albswiss.com