fbpx
Alb'swiss TV
Sport

Gratë e yjeve angleze në luftë: Coleen Rooney e akuzon Rebekah Vardyn për spiunim

Coleen Rooney, bashkëshortja e yllit të D.C. United Ëayne Rooney, e ka akuzuar Rebekah Vardyn, gruan e sulmuesit të Leicester City dhe Anglisë Jamie, se i ka dërguar tabloidit britanik “The Sun” informata nga llogaria e saj private në Instagram.

Coleen Rooney i kishte bllokuar të gjitha llogaritë, përvec njërës, nga shikimi i llogarisë së vet, në përpjekje për ta zbuluar se kush po i shiste informacione tabloidit britanik nga llogaria e saj private, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.

Ajo shkroi të mërkurën se, përmes punës së saj si detektive, e ka zbuluar se ekziston vetëm një person që ka mundur t’i ketë dhënë informacione private të saj gazetës Sun.

“Në muajt e fundit e kam postuar një varg tregimesh të rreme për të parë nëse ato do të shiteshin në gazetën Sun. Dhe e dini çfarë? Ato u shiten! Storia për përzgjedhjen gjinore në Meksikë, ajo për rikthimin në TV dhe më e fundit për vërshimet në bodrumin e shtëpisë sime të re”, shkroi ajo.

“Ka qenë e vështirë ta mbaj në vete këtë dhe të mos komentoj, duke ditur që informacionet private më janë vjedhur, por m’u desh ta bëja. Tani e di sigurt se nga cila llogari/inpidual janë vjedhur”, shtoi ajo.

“I kam ruajtur dhe fotografuar të gjitha storiet origjinale të cilat tregojnë qartë se vetëm një person i ka parë ato: llogaria e… Rebekah Vardy”, theksoi ajo.

Në një reagim, Vardy ka thënë se ajo kurrë nuk ka folur me gazetarët për Rooney, edhe pse shumë prej e kishin thirrur.

Ajo madje sugjeroi se fjalëkalimi i llogarisë së saj në Instagram mund të jetë vjedhur: “Nëse keni menduar se kjo ka mundur të të ndodhte ty, keni mundur të më tregonit dhe unë mund t’ia kisha ndryshuar fjalëkalimin llogarisë sime për ta parë nëse kjo do të ndalej”. /Gazeta Express/

/Alb’swiss TV/

Të ngjajshme

La Liga kundërshton Federatën për datën e El Clasicos

albswiss.com

Ronaldo zbulon arsyet e largimit nga Interi

albswiss.com

Ludovica Robaudo e ndarë mes surfit dhe modës (FOTO)

albswiss.com

“Dardanët” humbin në futboll por fitojnë simpati nga Bundestagu Gjerman

albswiss.com

Pëson aksident automobilisti Kalenderi gjatë garës në Buzet

albswiss.com

Interi nuk ka fituar kundër klubeve gjermane që nga viti 2011!

albswiss.com
error: Content is protected !!