fbpx
albswiss.com
Sport

Kemal Ademi te Kosova, Salihu e tregon situatën aktuale të bisedimeve

Një ndër futbollistët me në formë nga Kosova në Evropë është edhe Kemal Ademi, i cili po shkëlqen me skuadrën e Baselit në Zvicër. Në ditët e fundit është raportuar në media se sulmuesi Ademi e ka refuzuar Kosovën me pretekstin se është duke e pritur një ftesë nga Përfaqësuesja e Zvicrës.

“Nuk është e vërtet se Kemal Ademi e ka refuzuar Kosovën. Edhe kryetari Agim Ademi edhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv janë të angazhuar në këtë drejtim. Çdo lojtar që ka kualitete dhe dëshirë do të ftohet nga Kosova”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu për emisionin Imazh në Radio Televizionin e Kosovës.

Ademi është 23-vjeçar, ndëra  me Baselin në këtë edicionin i ka realizuar pesë gola. Kosova të enjten luan ndaj Gjibraltarit, ndërsa pas katër ditëve me Malin e Zi. 

/Alb’swiss TV/

Të ngjajshme

Armenia kopjon Shqipërinë: Hedh dronin me mesazhe politike ndaj Azerbejxhanit

albswiss.com

Stadiumi ‘Fadil Vokrri’, kështjella e pamposhtur e ‘Dardanëve’

albswiss.com

Shaqiri i pakënaqur te Liverpool, e konfirmon Jurgen Klopp

albswiss.com