fbpx
Alb'swiss TV
Bota

Kongresi amerikan do të bëjë përpjekje që Turqia ta paguajë shtrenjtë ofensivën në Siri

Uashington, 9 tetor – Kongresi amerikan do të bëjë përpjekje që presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ta paguajë shtrenjtë ofensivën në Siri kundër forcave kurde, aleatë të Uashingtonit, paralajmëroi sot senatori republikan, Lindzi Gream.

“Lutuni për aleatët tanë kurdë, të cilët paturpësisht i braktisi administrata e Trampit”, shkroi ai në Tuiter.

“Do të bëj përpjekje në Kongres që Erdogani ta paguajë shumë shtrenjtë”, shtoi ky senator i cili zakonisht e mbështetë presidentin Tramp.

Erdogan sot në Tuiter kumtoi se ka dhënë urdhër për fillim të operacionit ushtarak në Siri të cilin e quajti “Burimi i paqes” dhe shkroi se qëllimi i operacionit është të çrrënjoset “kërcënimi nga terrori”.

Paraprakisht, televizioni turk transmetoi se aeroplanët turq i bombarduan pozitat e kurdëve sirianë përmes kufirit, nga ana e Turqisë.

Zëdhënësi i forcave kurde, Mustafa Bali sot deklaroi se aeroplanët ushtarak turq filluan të sulmojnë “rajone civile” në veri të Sirisë dhe se kjo ka shkaktuar panik në mesin e banorëve nga kjo sferë.(koha.mk)

/Alb’swiss TV/

Të ngjajshme

Putin: Erdogani i ka shpjeguar qëllimet e operacionit turk në Siri

albswiss.com

Ngërçi i SHBA – Muri me Meksikën apo buxheti?

admin

Protesta në Athinë kundër Marrëveshjes së emrit

admin

Bazel marsh solidarizues me familjen e 7- vjeçarit të mbytur

admin

Christine Lagarde zgjedhet në krye të Bankës Qendrore Evropiane

albswiss.com

Masakra me 58 të vdekur, hoteli jep 800 milionë dollarë për familjarët

albswiss.com
error: Content is protected !!