fbpx
Alb'swiss TV
Bota

Një delegacion nga Policia e Maqedonisë viziton Policinë e Kosovës

Një delegacion i Policisë së Maqedonisë i kryesuar nga drejtori për Siguri Publike, Sasho Tasevski, ka vizituar Policinë e Kosovës.

“Takimi i realizuar kishte për qëllim konfirmimin e bashkëpunimit të të dy policive në angazhimet ku përfshihet: bashkëpunimi ndërkufitar, koordinimi i ndërsjellë dhe mbulimi i përbashkët i kufirit midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës si dhe shkëmbimi i informacioneve me interes të përbashkët për parandalim të kriminalitetit “- njofton Policia e Kosovës përcjellë Klan Kosova.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi u diskutua edhe lidhur me përgatitjet dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta rreth planifikimit të masave për siguri në lidhje me sigurimin e ndeshjes së futbollit midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës gjatë 2020-ës, si dhe çështje tjera me interes të përbashkët.

/Alb’swiss TV/

Të ngjajshme

Kurdistani, shteti që nuk është

albswiss.com

Italia kërkon nga UEFA anulimin e finales së Ligës së Kampionëve në Stamboll, shkak lufta në Siri

albswiss.com

Gruaja pendohet për gjithë jetën pasi bëri testin e ADN-së, i dolën binjakët me baballarë të ndryshëm

admin

Shpërthen vullkani në Itali (VIDEO)

albswiss.com

Boris Johnson: Arrithet marrëveshje e re për Brexit

albswiss.com

Jep dorëheqje i dërguar i posaçëm i SHBA-së për Ukrainën

albswiss.com
error: Content is protected !!