fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Pasaportat në Shqipëri kushtojnë 2 deri 4 herë më shtrenjtë se në Kosovë

Në Kosovë një pasaportë biometrike kushton vetëm 30 euro dhe për pensionistët 15 euro. Pasi aplikon, pasaportën e ke gati për një deri dy javë. Dhe nëse e do për 3 ditë paguan 50 euro. Ndërsa në Shqipëri, ka një kompani private që merret me prodhimin e pasaportave biometrike.

Që ta marrësh atë në Shqipëri duhet të paguash 62 euro pavarësisht nëse je i rritur apo fëmijë. Dhe kohëzgjatja është 5 deri 10 vjet. Krahasuar me Kosovën, i paguajmë pasaportat nga 2 deri katër herë më shtrenjtë. Dhe nëse do të marrësh pasaportën në mënyrë të përshpejtuar, duhet të paguash plot 18000 lekë ose 150 euro apo tri herë më shtrenjtë se në Kosovë.

/Alb’swiss TV/

Të ngjajshme

Këta janë personat që shtinë me armë dje në Prishtinë (Emrat)

albswiss.com

Ramiz Kelmendi del me një njoftim të rëndësishëm për fermerët

albswiss.com

Nga Zvicra nesër kthehen 55 kosovarë, dërgohen menjëherë në konvikte

albswiss.com

QKUK porositë këto pajisje për t’u mbrojtur nga koronavirusi

albswiss.com

Thaçi po mburret se Macroni e mbështet në idenë e korrigjimit të kufijve

admin

Misioni i NATO-s në Kosovë mbetet funksional përkundër pandemisë

albswiss.com
error: Content is protected !!