fbpx
Alb'swiss TV
Bota

SHBA-ja aplikon kufizime në dhënie të vizave për zyrtarë të lartë kinezë

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do të vendosin kufizime në dhënien e vizave për zyrtarët kinezë, të cilët janë akuzuar për përfshirje në “ndalimin apo abuzimin” e myslimanëve ujgurë në rajonin Xinjiang të Kinës.

Kufizimet do të aplikohen për zyrtarët e Qeverisë kineze dhe Partisë Komuniste, si dhe për anëtarët e tyre të familjes, ka thënë Departamenti amerikan i Shtetit, pasi Uashingtoni ka futur në listë të zezë 28 organizata kineze për përfshirjen e tyre të supozuar në abuzimet që kanë ndodhur në këtë rajon.

Pekini i ka konsideruar pretendimet për shkelje të të drejtave të njeriut si “të pabaza”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë se Pekini ka nisur një “fushatë shtypëse të nivelit të lartë”, kundër myslimanëve ujgurë, kazakëve, kirgizëve dhe grupeve tjera etnike në Xinjiang, duke përfshirë “ndalimet në kampe të internimit, vëzhgimet me pajisje të avancuara teknologjike, dhe kontrollim drakonik në të shprehurit e identitetit kulturor dhe atij fetar”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Geng Shuang i ka bërë thirrje Uashingtonit që të tërheeqë masën, duke e akuzuar atë për “mosrespektim të fakteve, dhe shpifje”.

Së fundmi Kina është duke u përballur me kritika ndërkombëtare për shkak të politikave të saj në Xinjiang.

Ekspertët e Kombeve të Bashkuara dhe aktivistë tjerë kanë thënë se të paktën 1 milion ujgurë dhe anëtarë të grupeve tjera minoritare myslimane janë ndaluar në kampe në këtë zonë. Pekini insiston se këto zona të ndalimit janë qendra për trajnim dhe zhvillim të aftësive.

/Alb’swiss TV/

Të ngjajshme

Çfarë ka në çantën e zezë që e mban roja i Putinit… Fati i botës është aty!

admin

Opozita polake kërkon vëzhgues për zgjedhjet

albswiss.com

Gjuriq: Caku “kryesor” i Njësisë Speciale ishte Zhelko Bojiq

albswiss.com

Erdogani inauguron xhaminë më të madhe në Turqi, i zë 63 mijë besimtarë

admin

Foshnja shtatëmuajshe gjendet e pajetë me jastëk mbi fytyrën e saj

albswiss.com

Kristalina Georgieva shefe e re e Fondit Monetar Ndërkombëtar

albswiss.com
error: Content is protected !!