fbpx
Alb'swiss TV
Bota

Shefi i NATO-s kërkon nga Turqia “vetëpërmbajtje”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Turqia duhet të veprojë me “vetëpërmbajtje” dhe se aksionet ushtarake në Siri duhet të jetë proporcionale.

Ai ka thënë se është shumë me rëndësi që ky rajon të mos destabilizohet edhe më, shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.

Stoltenberg u ka thënë reporterëve se Turqia duhet t’i “legjitimojë brengat rreth sigurisë” dhe ta informojë NATO-n për planet për ofensiva me mëngjes.

“Llogaris që Turqia të veprojë me vetëpërmbajtje dhe të sigurojë se ndonjë veprim i ardhëm  në veri të Sirisë duhet të jetë proporcional dhe i matur”, ka thënë Stoltenberg pas takimit me Kryeministrin e Italisë, Giuseppe Conte.

“Me rëndësi është që të shmangen veprimet që mund ta destabilizojnë këtë rajon edhe më tej, të eskalojnë tensionet dhe të shkaktohen më tepër viktima”.

/Alb’swiss TV/

Të ngjajshme

“Çdo gjë shkon me moshë”, shikoni dështimet më fatale në parqet e fëmijëve

admin

Vuçiq ia kthen shpinën BE-së dhe SHBA-ve, i thotë Putinit se Rusia ka aleat në Serbi

admin

Iniciativa Evropiane, BE t’i jap fund idesë për ndarje të Kosovës, që u ringjall nga njeriu i Trumpit

admin

Arabia Saudite thotë se përgjigjja ushtarake ndaj Iranit është e mundur

albswiss.com

Lideri opozitar në Venezuelë vetëshpallet president, Trumpi e njeh menjëherë

admin

Tusk: Brexit pa marrëveshje s’do të ishte kurrë vendim yni

albswiss.com
error: Content is protected !!