fbpx
albswiss.com
Shëndetësi

Shi Meteorësh në Shqipëri – Mos Humbisni Spektaklin në Qiell

Meteorët nuk janë gjë tjetër veçse trupa të ngurtë e të errët qiellor, të shkëputur nga ndonjë kometë e madhe. Foto: Flickr

Mbrëmja e sotme do të jetë e pazakontë. Nëse jeni të apasionuar pas dukurive të rralla natyrore dhe kozmike, ky është rasti ideal për të mos u humbur.

Duke nisur nga mbrëmja e sotëme e në ditët në vijim, një shi meteorësh do të përfshijë planetin tonë duke dhuruar një spektakël të vërtetë qiellor.

Nëse Koha shtë Kthjellët, Shihen Edhe me Sy të Lirë

Meteorët nuk janë gjë tjetër veçse trupa të ngurtë e të errët qiellor, të shkëputur nga ndonjë kometë e madhe.

Ata lëvizin lëvizin me një shpejtësi 30 deri në 70 km në sekondë në drejtim të diellit dhe në shumë raste shihen edhe me sy të lirë, teksa bëjnë rrugëtimin e tyre nëpër orbitën tonë.

Këta trupa të zjarrtë e të magjishëm qiellor do t’i afrohen tokës netët në vazhdim, duke dhuruar një shfaqje të mrekullueshme.

Sipas mediave britanike, nëse koha do të jetë e kthjellët dhe pa re, shiu i meteorëve së shpejti do të mund të shihet edhe në tokë me sy të lirë.

Yjet do të të krijojnë një shfaqje të vërtetë qiellore gjatë natës këtë javë, falë shiut të meteorëve.

Shiu i meteorëve Draconid, do të jetë aktiv deri më 10 tetor edhe pse mbrëmja e së martës mund të lejojë një pamje më të mirë.

Ndërsa shiu i meteorëve të Tauridit Jugor, pritet të ndodhë në mbrëmjet e 9 dhe 11 tetorit, sipas Shoqatës Amerikane të Meteorëve.

Shi Meteorësh edhe Në 6 Nëntor

Nëse këto të mësipërmet nuk shihen me sy të lirë, Manuali i Shoqërisë Mbretërore të Observatorit Astronomik të Kanadasë sugjeron të ktheni sytë nga qielli më 6 nëntor.

Kujdesuni  që t’a shikoni shiun e meteorëve Draconid sapo të bjerë nata, në një zonë me qiell të kthjellët.

Gjithashtu qëndroni larg hënës, pasi në 3 tetor do të shfaqet hëna e plotë dhe drita e saj mund të zbehë atë të meteorëve.

Ky shi meteorësh është vërtet i rrallë, pasi një mori prej tyre do të shfaqen vetëm në një orë.

Ndaj mos harroni t’i ndiqni këto netë tetori për të dëmshuar në një ngjarje mahnitëse e plot ngjyra./Alb’swiss TV/

Të ngjajshme

Doktor i vetes

admin

Gruaja tregon dietën sekrete, i ndihmoi të humbte 20 kilogramë brenda një jave

admin

Ja përse duhet ta hani një avokado në ditë

admin