fbpx
albswiss.com
Bota

Si u sistemuan në SHBA dhe Europë refugjatët e rremë nga Kenia

Sipas shifrave të ofruara prej UNHCR-së dhe qeverisë vendase, janë të paktën 40.000 Kenianë të regjistruar si refugjatë vetëm në kampet e Dadaab, në atë që zyrtarët e kanë cilësuar si  “regjistrim i dyfishtë”

Ai thotë se nuk ndihet fajtor për gënjeshtrën që e solli në Amerikë. Ashtu si familjet e tjera që kanë mbërritur si refugjatë Somalezë, edhe ky person, që ka pranuar të flasë për CNN-in vetëm në kushte anonimati, tregon sesi vareshin nga kuponët e ushqimit në fillim, por në fund, familja me shtatë anëtarë arriti të krijonte me sukses një jetë të re, dhe motrat e vëllezërit e tij u rritën e u bën mësues dhe infermierë. “Ne e shfrytëzuam mundësinë që gjendej përpara nesh, nuk e morëm për të mirëqenë“, thotë ai duke folur me theks amerikan.

“Ne të gjithë ndoqëm ëndrrën amerikane, siç e quajnë; shkuam në shkolla dhe u diplomuam“. Por anëtarët e familjes së tij nuk ishin refugjatë dhe ata nuk kishin lindur në Somali – ata kishin lindur në Kenia;  babai i tij e falsifikoi statusin e tyre të refugjatit në vitet 1990 për të hyrë në SHBA.

“Ndihem keq për refugjatët e vërtetë”, por në fund si I thonë, kush vjen I pari, merr I pari. Po të kishin ardhur ata të parët, ata do të kishin qëndruar“. Personi nuk pranoi të tregonte emrin e fytyrën, nga frika se mos zbulohej. Statusi i refugjatit, normalisht, duhet t`I rezerohet personave që I largohen persekutimit apo luftës. Por në Kenia, shtëpi e njërës prej popullsive më të mëdha të refugjatëve në planet, dhjetëra mijëra njerëz të regjistruar si refugjatë, nuk janë aspak të tillë. Një hetim i CNN tregon se që nga fundi i viteve 1990 deri në vitin 2016 një numër i panjohur i këtyre refugjatëve të rremë u zhvendosën në SHBA dhe gjetkë. “Ne kemi pasur Kenianë që kanë hyrë në bazën e të dhënave të refugjatëve gjatë 25 viteve të fundit.

Disa prej tyre po kërkonin ushqim, strehim, dhe mundësi më të mira në jetë,” thotë Mohamed Dahiye, ligjvënës në parlamentin kenian. Sipas tij, shumë njerëz në komunitetet e afërta panë shërbimet dhe ushqimin falas e u regjistruan në kampe, duke thënë se ishin nga Somali. Shpesh këta Kenianë ishin një etni e ngjashme me njerëzit që vërshuan nga përtej kufirit, ku kishte vërtet konflikte. Ndonjëherë ata ishin po aq të dëshpëruar për ndihmë, e shumë mbërritën gjatë kohërave të thatësirës dhe urisë në Kenian veriore. Sipas shifrave të ofruara prej UNHCR-së dhe qeverisë vendase, janë të paktën 40.000 Kenianë të regjistruar si refugjatë vetëm në kampet e Dadaab, në atë që zyrtarët e kanë cilësuar si  “regjistrim i dyfishtë”. (CNN)

/Alb’swiss TV/

Të ngjajshme

Abiy Ahmed fitues i Çmimit Nobel për Paqe për vitin 2019

albswiss.com

Ahmeti: Pres që Holanda të mbështesë hapjen e negociatave për Maqedoninë e Shqipërinë

albswiss.com

Maqedonia e Veriut në pritje të datës për fillimin e bisedimeve me BE-në

albswiss.com