fbpx
albswiss.com
Showbiz

Xhaketat e personalizuara të dasmave janë trendi i fundit i yjeve

Siç e ka dëshmuar trendi i dasmave të yjeve, nuk ka asnjë mënyrë më të mirë për të thënë “Po” se sa me një xhaketë të personalizuar për ta shënuar kështu ditën më të rëndësishme të jetës.

Pa dyshim që ishin Kim Kardashian dhe Kanye West ata që ishin të parët që veshën xhaketat nga lëkura ku shkruhej “Të sapomartuar”.

Xhaketat e çiftit ishin të pikturuara me dorë nga artisti Wes Lang. Ata kishin veshur këto xhaketa të veçanta nga lëkura në festën pas dasmës së tyre, në vitin 2014.

Për dasmën e saj me Justin Bieber, Hailey Baldwin zgjodhi që ta veshë xhaketën ikonike në stil të motoristave të dizajnuar nga dizenjatorja e Celine, Hedi Slimane.

Në xhaketën e modeles amerikane shkruante fjala “Bashkëshorte” që ishte e punuar më gur të kristaltë.

Në ndërkohë, në xhaketën e Bieber padyshim se shkruante fjala “Bashkëshort”.

Zoë Kravitz dhe Karl Glusman kanë festuar dasmën e tyre pariziene, këtë verë, me xhaketa të personalizuara nga lëkura – por, të pikturuara me portretet respektive nga Samantha Urbani.

Hilary Swank dhe bashkëshorti i saj Philip Schneider e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në vitin 2018 duke zgjedhur në vend të xhaketave nga lëkura, ato nga materiali i xhinseve – nga marka ikonike Levi’s.

Në xhaketat e çiftit kishte të pikturuar një zog, data e dasmës së tyre dhe emri i çiftit që është një bashkim i emrave të të dyve ‘Philary’.

 

/Alb’swiss TV/

Të ngjajshme

Zbulohet e vërteta e largimit të Ermal Mamaqit nga Tv Klan

albswiss.com

Enca shfaqet përsërsi në të brendshme, tregon format e trupit

admin

Fejohet Jonah Hill (FOTO)

albswiss.com