fbpx
albswiss.com
Lajme

Prishtinë, mbahet për herë të tretë ‘Parada e Krenarisë’

“Për kon t’rreh zemra”, është moto e sivjetme e Paradës së Krenarisë, e cila për herë të tretë po mbahet në Kosovë. Me dhjetëra njerëz edhe këtë vit i janë bashkuar këtij marshi, i cili ka filluar nga sheshi “Skënderbeu”, në drejtim të sheshit “Zahir Pajaziti”.

Lend Mustafa, organizator i kësaj parade tha se përmes këtij organizimi edhe një herë po kërkojnë të drejtat bazike, të cilat sipas tij u premtohen edhe me Kushtetutë, por që ligji po del ndesh me to.

“Sot është një ditë shumë e rëndësishme, shumë historike për neve, për shkak se komuniteti LGBTI e ka mundësinë me qenë vizibil edhe me i adresu nevojat tona…. Duke qenë vizibil edhe duke i adresuar çështjet tona, kjo ka arrit jo vetëm të vetëdijësu popullatën , por ka arritur edhe me i ndihmu personat LGBTI të cilat janë të fshehur, e që nuk guxojnë me tregu dhe jetojnë në rrethana të cilat nuk ua mundësojnë me qenë të lirë”, tha ai.

Krahas kësaj, Mustafa tha se sot po marshojnë për barazi, dashuri e drejtësi.

“Na rreh zemra për juve që ju dëbuan nga familjet e juaja, për juve që çdo ditë përballeni me presion në shtëpitë tuaja, aty ku duhet të jeni më të sigurtë. Na rreh zemra për transgjinorët që deri vonë na u mohua edhe identiteti, vetëm këtë vit dhjetëra transgjinor kanë kërkuar me fillu me procedura hormonale, e shteti ende nuk e ofron këtë”, ka shtuar ajo.

I pranishëm në këtë organizim ishte edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili tha se parada është luftë për barazi, dhe të drejta të njëjta, në mënyrë që mos diskriminohen e stigmatizohen.

“Nuk është as sekret, të gjithë e dimë që se çfarë shoqërie konservatore jemi sa i përket të drejtave të komunitetit LGBTI. Ne ndoshta nuk e kemi shpërfaqur këtu për shkak të bashkësisë ndërkombëtare, por dihet se është vështirë për një person i cili i takon këtij komuniteti të del dhe të tregoj haptas që është përfaqësues i këtij komuniteti, sepse patjetër do të jetë e rrezikshme për të”, u shpreh Ahmeti.

Mikael Sinan Amir, i cili vjen nga Danimarka tha se vendi prej nga vjen është liberal, dhe se është më lehtë të jesh pjesëtar i LGBTI-së se sa në Kosovë.

“Unë jam gay dhe mysliman si dhe shkoj në xhami . Është shumë e rëndësishme të mbështesim këtë paradë . Është shumë e rëndësishme të jem këtu dhe jap mbështetjen time tek Ballkanasit në këtë krenari…. unë vi prej një vendi i cili është kogja liberal dhe është shumë me lehtë të jesh LGBT sesa këtu ne Ballkan”, ka thënë ai.

Kujtojmë se të hënën është bërë hapja e “Java e Krenarisë” me ç’rast ishte prezent presidenti Hashim Thaçi dhe ambasadori amerikan, Philip Kosnett.Ky i fundit iu bashkua edhe sot marshit të Paradës së Krenarisë./KosovaPress

/Alb’swiss TV/

Të ngjajshme

Zyrtari nga Kroacia ofron mbështetje për heqjen e vizave, s’komenton taksën ndaj Serbisë

admin

PANAIR FUTBOLLI “UHILAS TALENT CUP U-11”

admin

‘Veteranët” në gjykatë, caktohet seanca e parë

admin