fbpx
Alb'swiss TV
Ekonomi

Telefoni i ri i Oppo karikohet në 100% për 30 minuta

Oppo prezantoi telefonin më të fundit të linjës tashmë të persifikuar Reno. Bëhet fjalë për Reno Ace, një tjetër flagship i kësaj linje.

Pajisja është e ngjashme me telefonin e fundit të kompanisë simotër OnePlus 7T. Ka një procesor Snapdragon 855 Plus, ekran 20:9 6.5-inç 1080p me frekuencë 90Hz dhe një sistem kamerash ndërtuar rreth sensorit 48-megapiksel Sony IMX586.

Reno Ace ka një sensor të katër monochrome dhe vjen me 12GB RAM. Por tipari unik i këtij telefonit nuk qëndron as te kamerat as ekrani 90Hz por teknologjia e karikimit të shpejtë.

Reno vjen me karikues SuperVOOC 65W dhe dërgon baterinë nga 0% në 100% për 30 minuta sipas Oppo. Me vetëm pesë minuta karikim jetëgjatësia e baterisë rritet me 2 orë thotë kompania.

Reno Ace do të debutojë fillimisht në Kinë për 420 dollarë për modelin me 8GB RAM dhe 128GB memorie dhe 530 dollarë për modelin 12GB RAM dhe 256GB memorie. Alb’swiss TV

/Alb’swiss TV/

Të ngjajshme

I riu nga Kosova dënohet me burg për shpërndarjen e propagandës së ISIS në rrjetet sociale

albswiss.com

Mate 30 nuk mund të instalojë as manualisht aplikacionet e Google

albswiss.com

Elon Musk prezantoi një anije të re SpaceX që mund të transportojë njerëz

albswiss.com

Google fiton “të drejtën për tu harruar”

albswiss.com

Huawei injoron sanksionet Amerikane, do të prezantojë një telefon flagship

albswiss.com

Regjistër i mediave për luftimin e lajmeve të rreme

albswiss.com
error: Content is protected !!