fbpx
Alb'swiss TV
Bota

Grupi i Kumanovës: Do të qëndrojmë si luana, do të vdesim faqebardhë (VIDEO)

Grupi i Kumanovës, janë lidhur live në Facebook.

Në videon live ata kanë treguar se si po kalojnë në burg.

“Do të qëndrojmë si luana, do të vdesim faqebardhë.”, tha njëri nga antrët e grupit në video.

Gjykata e Apelit në Shkup muajin e kaluar ka refuzuar ankesat e të akuzuarve në tërësi dhe ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë për rastin e Kumanovës.

Gjykata Themelore Shkupi 1, më 2 nëntor të vitit 2017 shqiptoi shtatë dënime të përjetshme me burg për të akuzuarit e Lagjes së Trimave, 13 të akuzuarve u shqiptoi dënim me burg prej 40 vjetëve, gjashtë të akuzuarit janë të dënuar me nga 20 vjet burg, një i akuzuar u dënua me 18 vjet burg, dy me nga 14 vjet burg, dy me nga 13 vjet burg, ndërsa katër prej tyre për shkak të mungesës së dëshmive u liruan nga akuzat.

/Alb’swiss TV/

Të ngjajshme

Hamburgeri më i shtrenjtë në botë, ja sa kushton

admin

Trump sugjeron krijimin e një rrjeti të lajmeve të Shtëpisë së Bardhë

albswiss.com

Rritet çmimi i naftës në Maqedoni

albswiss.com

Tri ushtritë më të fuqishme në botë, SHBA-ja prin bindshëm

admin

14 policë të vrarë në Meksikë pasi bien në pusi të një grupi kriminal

albswiss.com

Dalin rezultatet e para nga zgjedhjet lokale në Turqi

admin
error: Content is protected !!