fbpx
albswiss.com
Shqipëri

PPE: Të hapen negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Partia Popullore Evropiane ka bëri thirrje për hapjen të negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Përpara vendimeve vendimtare të vendeve anëtare të BE, Presidenti i Partisë Popullore Europiane (PPE), Joseph Daul, shprehu mbështetjen për hapjen e bisedimeve të pranimit në BE të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë,”-shkruhet në faqen zyrtare të Partisë.

Ai theksoi Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë përparime në përputhje me kërkesat për hapjen e këtij procesi.

“Ndërsa mbetet shumë për të bërë, hapja e bisedimeve të pranimit është hapi tjetër i natyrshëm. Qytetarët, dhe veçanërisht të rinjtë e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë e meritojnë një perspektivë evropiane pasi mbetet një burim motivimi dhe vendosmërie që ato vende dhe rajoni të vazhdojnë me reformat e nevojshme për të zbatuar më tej sundimin e ligjit, forcimin e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit, përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe garantimin e pavarësisë së mediave,”- u shpreh Daul, shkruan Alsat-M përcjellë Alb`Swiss./p>

Presidenti i PPE tha se politika e zgjerimit të BE ka qenë një mjetet më të suksesshme për stabilitetin dhe paqen e kontinentit evropian.

“Vendimet që do të merren nga vendet anëtare nuk do të ndikojnë vetëm në stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor, por edhe të kontinentit tonë në tërësi. Është koha për të dërguar një sinjal të fortë dhe për t’i qëndruar besnik angazhimeve tona në rajon,”-shtoi Daul.

Ndërsa u shpreh se vendimi i javës së ardhshme do jetë historik dhe vendimtar për të ardhmen e kontinentit evropian, duke shtuar se BE nuk do jetë e plotë pa integrimin e rajonit të Ballkanit.

“Rruga për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të jetë e gjatë por është një rrugë që duhet të ndërtojmë së bashku, dhe nuk duhet të humbasim vrullin. Vendet e Ballkanit Perëndimor janë partnerët tanë më të afërt; historikisht, gjeografikisht dhe ekonomikisht. BE nuk do të jetë e plotë derisa rajoni të jetë pjesë e bashkimit tonë,”-shtoi ai.

/Alb’swiss TV/

Të ngjajshme

Fermerët e Beratit në protestë, bllokojnë aksin kombëtar

albswiss.com

Përfundon takimi i ministrave të Jashtëm të BE-së, s’ka vendim për Shqipërinë për hapjen e negociatave

albswiss.com

CDU/CSU në kërkim të pozicionit për Shqipërinë, Rama në Berlin të premten

albswiss.com