fbpx
Alb'swiss TV
Kosovë

Ferizaj, nis zbatimi i projektit kundër dhunës në familje

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka nisur zbatimin e projektit “Fenomeni i dhunës në familje”, i cili ka për qëllim parandalimin e dhunës në familje dhe sensibilizimin e të gjithë qytetarëve lidhur me këtë dukuri, rastet e të cilës janë në rritje e sipër.

Në këtë kuadër, DRP e Ferizajt ka bashkërenduar  aktivitetet ndërmjet përgjegjësve dhe hetuesve të Sektorit Rajonal të Hetimeve përkatësisht të Njësisë së Dhunës në Familje me të gjitha stacionet policore  të  Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj.

Zbatimi i këtij projekti ka nisur me ligjërata nëpër shkolla. Deri tani janë mbajtur disa ligjërata në shkollat e Ferizajt, të Shtimes dhe të Hanit të Elezit, për të vazhduar pastaj edhe në të gjitha shkollat e planifikuara të rajonit të Ferizajt.

Për mbarëvajtjen dhe ecurinë e projektit janë angazhuar edhe zyrtarë policorë të Njësitit të Komunitetit duke bashkëpunuar ngushtë me drejtoritë Komunale të Arsimit.

Projekti  “Fenomeni i dhunës në familje” do të zgjasë deri me 31 tetor.

/Alb’swiss TV/

Të ngjajshme

​Zotohen për zhvillim ekonomik gjatë 2019-es

admin

Jakup Krasniqi: Realizimi i idesë së Thaçit për kufijtë, do të ishte tradhti kombëtare

admin

Veseli godet BE-në: Po na e merrni rininë e spo na i jepni vizat

admin

QKUK, dy verzione për bilancin e përleshjes (VIDEO)

albswiss.com

KUJDES! Bllokohet Rruga e Kombit, asnjë borëpastruese në rrugë

admin

S’ka WC publike, qytetari urinon para dritares së Shpend Ahmetit

admin
error: Content is protected !!