fbpx
Alb'swiss TV
Kosovë

Filloi rregullimi i rrugës “Bill Klinton” në Malishevë

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës rrugore në qytetin e Malishevës, kanë filluar punimet në rregullimin e rrugës “Bill Klinton” në lagjen Mirëdita. Punimet në këtë rrugë sot i ka parë nga afër kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili është njoftuar me punimet në këtë rrugë, me rëndësi të madhe për banorët që jetojnë në këtu.

“Gradualisht jemi duke e kompletuar tërë infrastrukturën rrugore, si në fshatra ashtu edhe në qytet, edhe pse nevojat lindin në vazhdimësi për shkak të rritjes së numrit të shtëpive, sidomos në qytet dhe ne si komunë, jemi të obliguar që të gjithë banorëve t’iu sigurojmë infrastrukturën e nevojshme. Pas kësaj rruge, do të vazhdohet edhe me rrugë të tjera si në këtë lagje, ashtu edhe lagjet tjera, në veçanti në lagjet e reja të cilat çdo ditë e më tepër rriten”, tha kryetari Begaj, gjatë vizitës në këtë lagje.

Rruga “Bill Klinton” është e gjatë rreth 400 metra dhe rregullimi i saj, që përfshinë asfaltimin e saj, trotuaret dhe rregullimin e tërësishëm, mundësohet nga buxheti komunal i Malishevës.

/Alb’swiss TV/

Të ngjajshme

Trafikimi me narkotikë, kërcënimi më i madh për sigurinë në Kosovë

admin

Vetëvendosje të premten mbanë protestë përballë Prokurorisë së shtetit

admin

Ndodh në Kosovë: 13 vjeçarja bëhet nënë

admin

Albin Kurti tregon 3 arsyet, pse Vuçiq po ngutet të bëjë marrëveshje me Thaçin

admin

Limaj: Kosova nuk do të jetë siç ishte deri tash

admin

Letra që Kadri Veseli ia dërgoi sot Këshillit Prokurorial për veteranët mashtrues /DOKUMENT

admin
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!