fbpx
Alb'swiss TV
Mërgata

Krenaria italiane shfaqet ne 75-të vjetorin e Paradës së Ditës së Kolumbusit, 35 mije italian marshojnë përmes qendrës së Nju Jorkut

Parada e Columbus Day në New York City, solli ne dy anet e rruges Amerika Avenue më shumë se 1 milion spektatorë , perfshire ketu turiste te huaj dhe njujorkez.

Më shumë se 1 milion njerëz erdhen për të parë në Rrugën e 5-të në zemer te qytetit Manhattan – New York Paradën e Ditës së Columbus, e cila shenoje kete vit 75 Vjetorin e saj. 

Segementi i rruges America, aty ku u zhvillua parada per me shume se 5 ore, u zbukurua në të ngjyrat e Tri-kolorit italian,ne te kuqe, të bardhë dhe të gjelbër, duke e bere kete parad edhe nje nder festimet më të mëdha të kulturës italo-amerikane në botë.

Më shumë se 130 grupe u bënë pjese ne kuadaratet e marshimit në Rrugën e Pestë, duke përfshirë grupe të ndryshme marshimi, edhe grupe të komuniteteve te tjera, dhe institucionet e qytetit NYPD, Sindicata e Mesuesve, Zjarrfikesit, dhe shkollat e qytetit te Nju Jorkut. 

Ndersa, ka qene qytetar te shumte te New Yorku, New Jersey, Pennsylvania dhe Connecticut, te komunitetit italian qe u bashkuan me zyrtarët e zgjedhur të shtetit si Governatori  Andrew Cuomo, dhe Kryebashkiaku Bill de Blasio , senator e kongresmen, asambleist, keshilltar dhe aktivist te njohur te qytetit.

Parada e këtij viti festoi 75 vjetorin e Paradës së Ditës së Columbus.

Parada e parë u mbajt në vitin 1929, kur mogulli i mediave italo-amerikane Generoso Papa, drejtoi anëtarët e komunitetit italian në një marshim nga enklava e atëhershme italo-amerikane qe ishin vendosur ne East Harlem në ate qe quhet ne kete qytet si Rrethi Columbus – Columbus Circle .

 Organizator i kesaj parade, per 30 vitet e fundit ne Nju Jork, per çdo vit ka qene nga Fondacioni Columbus Citizens.

Festimet e Ditës së Columbus, filluan me një meshë të veçantë e mbajtur në Katedralen e Shën Patrikut, e cila nisi në orën 9:15 të mëngjesit, dhe ishte e hapur për publikun e gjerë.

Festimi i këtij viti do të fillojë me një ceremoni të veçantë në orën 11:30 të mesdrekes, duke e shoqeruar me fjalime te shkurtera ne festimin e 75 vjetorit te kesaj parade, nderkohe qe sfilata e Parades ka zgjatur deri në oren 3 pasdite.

Rruga e paradës:

Parada fillojë në Midtown Manhattan në pergjate 5th Avenue – America Ave. dhe vazhdojë në Itinerarin në kete segment : Rrugën e Pestë dhe në Rrugën e 44-të dhe përfundoje në Rrugën e Pestë dhe në Rrugën e 72-të. 

Aty ku cdo grup performoje edhe nje here  me nje shfaqje në qilimin e kuq, ku behet edhe mbyllja e kesaj parade, para televizioneve dhe nje tribune e skene te ngritur me kete rast.

Gjate gjithe dites ne Manhattan, dhe pes lagjet e tjetra te Nju Jorkut, gjate gjithe dites një det me ngjyrat e tri-kolorit Italian – të kuqe, të bardhë dhe të gjelbër, pushtoi per disa ore jo vetem qendren e qytetit te Nju Jorkut, ne Manhattan , por edhe shtepit, lokalet dhe rruget e qytetit metropolitan

Kurse, ka qene dhjetëra mijëra njerëz( 45 mije), ata qe marshuan me kuadratet dhe rimorkjot – floats qe festuan në rrugen e njohur Avenue Peste – “America Avenue” në Paradën e 75-të ne nder të Ditës së Kolumbusit.

Fondacioni Columbus Citizens, e cila organizon veprimtarinë për t’i bërë nje nder te vecante ne kete dite qe i bie e hena e dyte e muajit tetor -Dites se  Christopher Columbusit , thote se kete parade e mbajne edhe per te nderuar me kete rast te gjitha kontributet e italianëve të Amerikës, të cilat thone ata jane te  panumërta në Shtetet e Bashkuara.

 “Kjo është një ndjenjë krenarie e madhe, qe të jesh sot në Paradën e Ditës së Columbus, sidomos te marshosh edhe përpara Katedrales së Shën Patrikut,” tha Patty Marsibilio, qe kishte ardhur nga Bronxi.

“Le ta dinë të gjithë se ne jemi krenarë që jemi italianë, dhe se italianët jane ata qe kanë kontribuar aq shumë në gjithçka që kan bërë ne Amerike, dhe, ne duhet të jemi krenarë por edhe amerikanet duhet te  jen krenarë, me ne italianet “, shtoi Martina Vidas, me origjinë nga Siçilia pjesmarrse ne kete parade.

Sakaq, edhe bandat muzikore me uniforma të të gjitha reparteve militare italiane, vijne e nderojne paraden nga Italia si : “Helmets of the Corazzieri – Barsagilieri, Karabineri, Kalorsit, Policia italiane, deri tek skudaronet militare, dhe zjarrfikesit – erdhen posaqerisht në rrugen Amerika , marrshin e bukur te Parades se Dites se Kristofor Kolombit. 

Ku, ngjyrat e flamurit – tri-kolor, bardh-jeshil dhe kuq, në të gjitha simbolet e festës, pothuajse pushtuan gjithe qytetin e Nju Jorkut, dhe dy anet e rruges, ku u mbajt parada.

Ne Paraden e 75-te te Dites se Kolombit , kishte ardhur nga Italia për të marrshuar edhe nje grup folklorik Arberesh, – Grupi Folkorik “ Shqiponjat” nga Cosenza,i cili është një grup i njohur muzikor popullor italo-shqiptar, me seli në Santa Sofia d’Epiro, Kalabria, Itali, dhe solli kulturen 600 vjecare Arbereshe ne Nju Jork.

Grupi Arberesh kishte ardhur  se bashku me Sindico Daniele Sisca, Kryetarin e Bashkise se Komunes se Froshinetos, e cila është një qytet dhe komunë në provincën e Cosenza, në rajonin e Kalabrisë, në jug të Italisë, njihet edhe si shtëpia e një pakice Arbëreshe.

Sindico Daniele Sisca, i tha gazetes tone ne nje interviste ne kete parade, se : “Në komunen tone e katundet e tejra per rreth numërohen mbi 11000 Arberesh  që flasin gjuhën arbërore. Qytetet ku banojnë arbëreshët mbajnë dy emra, një në shqip dhe tjetrin italisht, ky i fundit përdorur sidomos nga të huajt, ata kendojn e flasin shqip gjuhen e tyre kantudare ndersa e ruajne per 600 vjet mjaft bukur kulturen e traditen, veshjet shqiptare Arbereshe.

Ai tha se keta  janë pikërishtë, nga ata shqiptarë që thirren shpesh herë “Gjaku ynë i shprishur” – “il nostro sangue sparso” , të cilët, janë vendosur aty në pjesën e poshtme të gadishullit Apenin – qysh në shekullin e XV-të, ne Kalabria.

Historia , gjuha dhe traditat, është e lidhur në mënyrë të pandashme me rolin vendimtar që figura kryesore historike e Shqipërisë, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, që ka luajtur një rol vendmimtar në shpëtimin e Gadishullit Italian dhe pjesës tjetër të Evropës Perëndimore nga dominimi i Perandorisë Turko-Osmane në shekullin e XV-të”.

“Arbëreshët nuk e kanë harruar vendin e të parëve, dhe ruajnë të gjalla zakonat e tyre të pasura, si gjuhën, veshjet dhe ritet e doket që kishin në Mëmëdhe. Një nga veçoritë që karakterizon shumë Arbereshet është, përveç gjuhën dhe veshjet popullore, që ruajtën me fanatizëm deri sot ata kan edhe ritin fetarë krishterë ortodoks-bizantin. Gjatë shekujve arbëreshët kanë arritur të ruajnë dhe zhvillojnë identitetin e tyre, në sajë të këmbënguljes së tyre dhe vlerave kulturore të ushtruara kryesisht nga dy komunitete fetare të Kishës Arbëreshe Bizantine-Ortodokse” tha kryetari i Komunes se Frashinetos Daniele Sisca. 

Arbereshet e Frashinetos ndodhen ne SHBA, te ftuar ne veprimtarine “Java Shqiptaro-Arbëreshe” në Nju Jork,  e cila po mbahet nnga darat 11 , 12, 13 ,14 dhe zagjt deri ne 16 tetor, 

Me inicjativën dhe punën e palodhur e këmbëngulëse të Presidentes së Nderit te Shoqates se Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze në Toronto,  Dr. Ruki Kondaj, e cila kishte udhetuar nga Kanadaja, u sigurua flamuri shqiptar per grup folklorik Arberesh, – Grupi Folkorik “ Shqiponjat” nga Komuna Frashineto – Provinca e Cosenzas, 

Flamur te cilin e mbajti ne krye te grupi Arberesh , Ambasadorja e Kultures Arbereshe profesoresha Lucia Martino.

Nderkohe, qe paraden e kan  mbështetur gjithashtu edhe nje grup i vogel nga komuniteti shqiptar i Nju Jorkut, nje grup simbolik ky qe e  bën të mundur te ishin edhe ata pjese e kesaj parade ne Diten e Kolombit ne Nju Jork, dhe ti bashkengjiteshin ekeshtu edhe shqiptaret e Nju Jorkut, parada mori edhe nje pjese te saj me ngjyrat kuq e zi gjate gjithe rruges se saj.

Ditës së Kolombit, në Nju Jork, ne metropolin e botës, ditën e hënë e dyta e muajit tetor, bëri që së bashku me emigratët italian te vinte edhe nje grup i vogel emigratë shqiptarë, ata qe pikasi gazeta jone ishin nga Shoqeria Shqiptaro Amerikane me President zotin Esad Rizai.

“Jemi krenarë që jemi këtu, ne kete Parade ne mes te Nju Jorkut, me veshjet tona folklorike Arebereshe, dhe kendojme e vallezojme shqiptarisht”, tha një vajze e re  anëtare e  Grupi Folkorik “ Shqiponjat” nga Frashineto – Cosenza, grupit te njohur muzikor popullor italo-shqiptar, me seli në Santa Sofia d’Epiro, Kalabria, Itali.

Ne kete parade një statujë e te Shenjtes Nënës Francis Xavier Cabrini, e njohur si mbrojtëse e emigrantëve, u paraqit gjithashtu në një rimorkjo -floats, dhe ishte ajo nga Dioqeza e Brooklyn, e cila ka hapur polemika te shumta ne Nju Jork. Qyteti kohët e fundit vendosi të përjashtojë Nënë Cabrinin nga një grup i ri statujash që nderojnë gratë, pavarësisht se ishte zgjedhja numër 1 në një sondazh të newjorkerezve, shkruan shtypi i ketij qyteti per kete parade .

Në kete paradë, guvernatori Andrew Cuomo, njoftoi se shteti do të financojë pjesërisht ngritjen e një statujë të Nënë Cabrini, ne Brooklyn, me 30,000 dollarë , ndersa te tjerat do të vijnë nga Dioqeza e Brooklynit.

Grand Marshall i kesaj Parade ishin Guvernatori i shtetit te New Yorkut, Adrew Cuomo ,dhe kryetari Bashkise, Bill de Blasio, si dhe drejtuesi i biznesit të madh te modës luksoze Massimo Ferragamo, te cilet  marshuan në sfilatë, se bashku me autoritetet e larta te qytetit perfshire Komisionerin e Policise se NYPD, Commissioner James P. O’Neill, i cili udhehiqte kuadratin e policise..

“Ditë e madhe, shumë e rëndësishme vërtet, sepse simbolizon aq shumë gjëra që kanë të përbashkëta Italia dhe Amerika,” tha Ferragamo udheheqese e Parades se Kolombit ne Nju Jork. “te dyja janë dy vende përrallore. Dy vende ku kam kaluar gjithë jetën time –  gjysmën e jets ne Itali dhe gjysmën një tjetër ne Amerike,  dhe unë i adhuroj keshtu të dyja njesoje ”.

Parada  Ditës së Kolumbusit, ne SHBA

Italianët e Amerikës shënuan të hënën (14 tetor) me një serë veprimtarishë, të cilat kanë nisur qysh në këtë fund jave “Ditën e Kolombit”, këtu në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, kjo tokë, e cila thirret edhe “Toka e Kërkuar” ose “Eldoradoia e emigrantëve”, “Toka e ëndërrvae”, e mori emrin nga dikush tjetër(eksploruesi italian Americo Vespuçi), është festë e zyrtarizuar dhe festë shtetrore, e cila duhet cekur se është edhe ditë pushimi në SHBA-së, pasi ajo nderon vizitën e parë në Amerikë, të lundërtarit eksplorues Kristofor Kolombit, në vitin 1492.

Dita e Kolombit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është ditë e shënuar në kalendarin e festave federale. Gjë që nënkupton, se shumë amerikanë, nuk shkojnë as në punë ose në shkollë. Ndër veprimtaritë tradicionale që zhvillohen me këtë rast, përfshihen darkat (Gala), paradat madhështore dhe shërbimet kishtare, në disa nga qyetet më të mëdha të SHBA-së, ku ka më së shumti emigrantë italian. Gjatë viteve të festimit, të Ditës së Kolombit, një vend i veçantë, dhe i rëndësishëm për këtë festë, për çdo vjet i jepet”njëanëshëmrisht” Nju Jorkut, metropolit të botës.

Mbasi ky qytetet, përmbledh edhe tre shtetet e tjera përrreth tij ; Nju Jersin, Kenektiket dhe Pensillvenian. Emigrantët italian që jetojnë në trekendeshin e sipërcituar, kanë krijuar përvojën e festimit madhështor, ndërmjet një parade të zhvilluar këtu dhe që dallohet nga të gjitha paradat. Ajo mbahet, pikërishtë, në segmentin e disa rrugëve, të cilat së bashku mbajnë emrin aq domëthenës sa ka rëndësi edhe vetë festa – rrugën që njihet me emrin “America”. 

Në sheshin kryesorë të këtij segmenti rruge të gjatë rreth dy kliometra, për çdo vjet defilojnë rreth 50 mijë njerëz.

Parada ndiqet nga të dy anët e rrugës, nga rreth një milion qytetarë njujorkez, shumica turistë të huaj. Shikues këta që i përcjellin grupet që demostrojnë në shesh, me plotë entuziasëm e duartrokitje. Parada zhvillohet me grupe vallëtarësh e këngëtarësh, nga grupet foklorike të të gjitha krahinave të Italisë, të cilët defilojnë me veshjet e kostumet e tyre popullore. 

Sakaq, edhe bandat muzikore me uniforma të të gjitha reparteve militare italiane,( Helmets of the Corazzieri – Barsagilieri, karabineri, kalorsit e tjer ) deri tek skudaronet e luftërave me shpata, shigjeta dhe karrocat me kuaj – dalin në shesh. Ngjyrat e flamurit – tri-kolorisht, bardh-jeshil dhe kuq, dallohen në të gjitha simbolet e festës.

Nju Jorku, është qyteti multi kulturor, qyteti historik amerikan, qyteti me një traditë veçantë e të pasur kulturore e artistike. Nju Jorku, është qyteti më i populluar në Amerikë, nga grupet e ndryshme etnike nga më të ndryshmet e globit, të ardhur këta brez pas brezi nga çdo vend e çdo cep i botës.

Historia e emigrantëve në Nju Jork, tregon se ky qytet ka qënë gjithnjë një destinacion i emigrantëve, të cilët vinin këtu për shkaqe të ndryshme – politike, fetare e ekonomike. Ndryshueshmëria e kulturave ka krijuar identitetin esencial, të ri, e të vjetër të qytetit 12 milion banorve, me ardhës që vazhdojnë pambarimisht edhe në ditët e sotme. 

Emigrantët, këtu, dëshirojnë të realizojnë ëndrrën e tyre amerikane, duke u integruar në komunitetet, ku banojnë e punojnë, duke afirmuar marredhëniet e mira edhe midis etnive të ndryshme, dhe duke respektuar rrënjët që kanë lënë në histori.

Edhe kësaj rradhe komuniteti shqiptar në SHBA-së, kryesishtë nji grup shume i vogel  shqiptarësh që banojnë e jetojnë në Nju Jork e rreth tij, u mblodhën duke iu bashkëngjitur njërës prej veprimtarive të emigrantëve, e parë kjo edhe si më e mëdhëja në Amerikë.

Një pjesmarres shqiptar, tha se kishte ardhur nga se ishte i nxitur dhe i motivuar nga marrëdhëniet e mira që egzistojnë mes dy popujve fqinjë, Italisë dhe Shqipërisë. Por, edhe që të nderohet e respektohet edhe ajo pjesë e jugut të Italisë, e cila ka disa fshatra të banuara me Arbereshë.

Image

Image

Image

 

Të ngjajshme

Mërgimtarët tanë në Zvicër, ende mbajnë të ndezur vatrën e gjuhës dhe kulturës sonë në Medvegjë

admin

Cilat janë risitë kryesore të ligjit Zvicëran për të huaj: Ku duhet me pasur më së tepërmi kujdes?

admin

Pamje të rënda nga një park në Itali, shqiptari gjendet i varur në pemë

albswiss.com

Financimi i arsimit shqip në diasporë ka kosto miliona euro

admin

“Jem shqiptarë dhe krenohem me këtë, kjo është vula e jonë në ballë, që na bashkon”…

admin

Saim Tahiraj ka një njoftim të rëndësishëm për bashkatdhetarët

albswiss.com
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!