fbpx
Alb'swiss TV
Mërgata

Sa është pensioni më i lartë në Zvicër?

1’185 franga është minimumi i një pensioni për një person, kurse maksimumi 2’370 franga, ndërsa 3’555 franga për personat e martuar.

Shuma këto jo aq të larta, në krahasim me atë që mendohet nganjëherë ! As të mjaftueshme për me çuar një jetë komode, marrë parasysh koston e jetesës në këtë shtet.

Pensioni maksimal mund të arrihet vetëm atëherë kur kontributet janë paguar pandërprerë (pra, brenda 44 ose 43 viteve), dhe të ardhurat vjetore i kanë tejkaluar 85’320 franga.

Personat që kanë paguar gjithashtu kontribute pandërprerë, mirëpo të ardhurat e tyre mesatare vjetore nuk i kanë tejkaluar 14’100 franga, atëherë atyre iu takon renta e pensionit minimal.

Këto rregulla aplikohen për pensionin bazë sipas rregullave të Shtyllës së parë – Sigurimi i pleqërisë dhe për të mbijetuarit (« Assurance-vieillesse et survivants – AVS » (fr.), « Alters-und hinterlassenenversicherung – AHV » (gj.)).

Për me shpresuar një pension më të lartë, duhet analizuar se çfarë kontributesh tjera kemi paguar apo çfarë kapitali posedojmë në dy shtyllat tjera zvicerane të pensionimit, siç janë

Shtylla e dytë – Arka e pensionimit (« Caisse de pension – Prévoyance Professionnelle 2ème pilier » (fr.), « Pensionskasse » (gj.)) ;

Shtylla e tretë – Sigurimet private të pensionimit (« Prévoyance Privée – 3ème pilier » (fr.), « Dritte Säule » (gj.)).

Pagesa e kontributeve në shtyllën e dytë, e cila në shumicën dërmuese të rasteve është e obligueshme, natyrisht se mundëson që të realizohet një pension më i lartë.

Mirëpo, tepër e më tepër, është shtuar sot numri i personave që i tërheqin para kohe paratë e tyre nga kjo arkë, sidomos për me investuar, për shembull, në blerjen e një banese apo për hapjen e një biznesi. Kjo ka si pasojë që niveli i shumës së parave të mbetura në arkën përkatëse të zvogëlohet nganjëherë në mënyrë drastike.

Është konstatuar se pagesa e kontributeve në shtyllën e tretë është e një vlere të padiskutueshme, por të paktë janë ato persona që e shfrytëzojnë këtë mundësi! Ajo s’është e obligueshme, por përparësitë e saj janë tejet të mëdha; përveçse shtohen të ardhurat në moshën e pensionimit, bëhen ndërkohë edhe kursime të konsiderueshme në pagesën e tatimeve.

Kuptohet se nëse një inpidë duhet të jetojë vetëm me një pension bazik i cili nuk do t’i kishte mjaftuar, shteti parashikon ndihma shtesë për këto raste, kurse rregullat që aplikohen përputhen deri diku me ato të ndihmave sociale që kanë të bëjnë me minimumin jetësor.

Po pra, është krejtësisht e mundshme që edhe pse dikush ka punuar tërë jetën e tij në Zvicër, prapëseprapë mund t’i ndodhë që në moshën e pensionimit të jetë i detyruar t’iu drejtohet shërbimeve të shtetit për me kërkuar ndihmë!

Të ngjajshme

Shqiptarja përjeton tmerr, sulmohet me acid në fytyrë nga 2 persona

albswiss.com

Shqiptarët dhe Dita e Punës në kohën e Trump-it

albswiss.com

Diaspora kërkon rrugë më të lehtë për të votuar

albswiss.com

Ecajaket 10 vjeçare të Shksh “Bashkimi“ në Ostermundigen-Bernë

albswiss.com

Deklaratë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Zvicër

albswiss.com

Është 16 vitë më i madh se ajo, ky është i dashuri i “Azrës”

albswiss.com
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!