fbpx
Alb'swiss TV
Sport

Aubameyang merr kërcënime pasi festoi fitoren e Kombëtares së tij

Pierre-Emerick Aubameyang ka marrë kërcënime me vdekje dhe ofendime racore pasi ka shpërndarë një fotografi ku shihet skuadra e Gabonit duke festuar pas fitores 3:2 ndaj Marokos në mbrëmjen e së martës. Sulmuesi i Arsenalit postoi një fotografi të tij dhe bashkëlojtarëve të tij në “Instagram” pas ndeshjes – por mori shumë kërcënime dhe ofendime nga më të ndryshmet, shkruan Zëri.info, përcjellë gazeta Koha.

Tifozët kundërshtarë madje e kërcënuan 30-vjeçarin se nëve vjen ndonjëherë në Marok, do ta vrasin atë.

Një tifoz shkroi: “Pi****. Nëse vjen këtu në Marok, të betohem se do të vras”. Një tjetër tifoz duke aluduar në majmunët, shkroi: “Banana, banana”. Dhe kjo nuk është vetmja, pasi kishte edhe qindra e qindra komente abusive në drejtim të yllit të Gabonit.

Ndryshe, ai luajti në të shumtën e ndeshjes ndaj Marokut derisa bëri një paraqitje të shkëlqyer për ta mposhtur Gabonin në miqësore.Ishte një rezultat i mrekullueshëm për Aubameyang dhe shokët e tij pasi Maroko është 49 vende para tyre në renditjen e FIFA-s. Fatkeqësisht, kjo nuk është hera e parë që Aubameyang përballet me ofendime racore.

Në dhjetorin e vitit të kaluar, një tifoz i Tottenhamit ishte arrestuar pasi e kishte gjuajtur me banane yllin e Arsenalit në derbin e tensionuar në “Emirates Stadium”.

/Alb’swiss TV/

Të ngjajshme

Sissokos i vazhdohet kontrata në Tottenham

albswiss.com

Valë protestash në Katalunjë, propozohet stadium tjetër për Barça-Real

albswiss.com

Agim Ademi në Minsk për mbledhjen e UEFA-s

albswiss.com

Lukaku debuton për Interin në ndeshjen e parë të tyre kundër Lecces

albswiss.com

Rashford, Kane dhe Mbappe, opsionet e Barçës për ta zëvendësuar Suarezin

albswiss.com

Zidane pranon humbjen: PSG ishte më mirë se ne

albswiss.com
Loading...
Loading...
%d bloggers like this: