fbpx
albswiss.com
Showbiz

Mimoza sot feston ditëlindjen, ja sa vite ka mbushur

Loading...

Sot ka festë në familjen e Mimoza Kusarit.

Ditëlindjet konsiderohen si ditët më të veçanta në jetën e secilit njeri. Dita e sotme është e veçantë për kryetaren e “Alternativës”, Mimoza Kusari Lila, e cila në zgjedhjet e 6 tetorit ishte në garë për deputete nga kolaicioni VV-AAlternativa.

Mimoza sot feston ditëlindjen e 44-të, shkruan rtv21.tv E në këtë ditë speciale, Mimoza në Facebook ka publikuar disa fotografi nga fëmijëria e saj.

Kurse, shkrimin mbi këtë fotografi e filloi me llogon e VV-së “Erdhi dita”. “ErdhiDita me ma uru ditëlindjen e 44 I vërtetë është viti se ngado që e numëron njejtë i bjen.

Për këtë periudhen e fundit të jetës time e dini si më ka shku, me tenaltëze e teposhtëze sa të duash. Me vrapime, gëzime, shqetësime edhe bukfale edhe simbolike. Por çka nuk e dini është se”, shkroi Mimoza. Ajo ka rrëfyer në disa pika të shkurtëra tregimin e nënës së saj, se si ka qenë dita kur Mimoza erdhi në jetë, ajo madje zbuloi se emrin ia ka vënë shoqja e mamit. “Mëngjesi shumë i hershëm i 16 Tetorit, 1975 ka pasë shi rrëke, Mami më tregon me fjalët: Toka nuk e mbajke.

Dhimbjet e lindjes i kanë fillu Mamit në orët e vona të 15 Tetorit dhe orët e para të 16 tetorit, në ora 2 e 30 e mëngjesit kam lindë unë, Mimoza, vajza e dytë e Shakës dhe Ademit, në Spitalin e Gjakovës. Lindja nuk është kryer në sallën e lindjes, por në sallën e pritjes, se nuk ju kam dhënë afat me e fut Mamin aty, kam qenë me ngut me dalë në këtë Botë, me e pa shiun dhe borën, Diellin dhe retë, të Gjakovës, Kosovës dhe pastaj edhe kudo që më shkeli këmba. Emrin nuk ma kanë lënë prindërit, por Sabahate Kusari e cila si shoqe e Mamit e vizitoi në spital dhe i propozoi emrin që ishte hit në atë kohë në Shqipëri (vajza e dytë mooo, mund të ishte djalë më mirë . Për ata që më kritikojnë sot, ju kënaqi zemrën me ju tregu se kam qenë fëmijë shumë i vështirë, vajse dhe e zhurmshme. Kam qajtë aq shume sa krejt hyrja e banesës në Gjakovë e ka ndi vajin tim”, shkroi Mimoza në Facebook.

Jo më kaq, ajo tha si fëmijë ka qenë qenë shumë e gjallë dhe “sherr”, këtu ajo tregoi edhe njërin prej problemve që e ka bërë me të cilin ka rrezikuar jetën e saj. “Si fëmijë duke u rritë kam qenë shumë e gjallë dhe sherr. Në klasën e katërt fillore, kam fillu me vozit biçikletën e Babit në Gjakovë (e zezë e madhe dhe e papërshtatshme për fëmijë) dhe kam bë ekzibicione me të. Mami dhe Babi kanë qenë duke e përjetu shokun e jetës së tyre kur ia kam pre rrugën autobusit lokal në Gjakovë dhe gati sa nuk më ka godit autobusi para syve të prindërve. Patentën e automobilit e kam marrë si 19 vjeçare dhe njejtë ia kam marrë automobilin Babit pa e pyet, shumë shpesh.

Të tjera storie ka shumë, por kjo një intro për gruan 44 vjeqare sot që nuk e ndiej fare peshën e moshës, por jetën e jetuar dhe e festoj përvojën e fituar me vite. Mu rrëzu jam rrëzu mjaft, por pak ma shumë herë jam ngritë në këmbë, prandaj i mbaj këmbët fortë në tokë. Ju faleminderit të gjithëve që keni fillu me m’uru dhe atyre që do të më uroni gjatë ditës. 44-shi po me pëlqen e dita ende veç sa ka fillu”, shkroi Mimoza Kusari Lila.

Mimoza gjatë viteve sa është pjesë e politikës, punoi me përkushitm të madh, ajo punoi edhe si zëdhënëses politike e ish-kryeministrit tashmë të ndjerë, Bajram Rexhepit. Kusari-Lila gjithashtu ka qenë edhe kryetare e Gjakovës, para kryetarit aktual, Ardian Gjinit. Sa i përket jetës private ajo është e martuar me Arben Lilën dhe së bashku kanë dy fëmijë.

Loading...

Të ngjajshme

Lori Hoxha gati sa nuk i nxori të gjitha pa sytjena

admin

Bleron e merr malli për Afronen, bën këtë veprim

albswiss.com

Njihuni me bashkëshorten e Ilir Shaqirit

admin

Leave a Comment

Loading...
Loading...