fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Kjo Familje nga Lubishta kërkon ndihmë për shërimin e djalit 1-vjeçar

Loading...

Ëndërronin të ishin një familje e gëzuar si gjithë familjet e tjera. Por për çiftin Alban dhe Sadije Mala nga fshati Lubishtë i Vitisë, jeta u bë më e veshtirë me ardhjen në jetë të djalit të tyre, raporton Plus Tv.

Vogëlushi Reis Mala, tani 1 vjeçar, po vuan nga një sëm. undje e rë.n.d.ë nga e cila nuk po gjen shërim në spitalet e Kosovës.

Sipas raportit të mjekëve, djali ka probleme me furnizimin e trurit me oksigjen të mjaftueshëm. Ai u diagnostikua me paralizë cerebrale pak muaj pas lindjes.

Ai tash e sa kohë po përballet me dhim.bje.

“Fëmija është në një gjendje shumë të dobët, kemi nevojë për ndihmë, terapia po kushton shumë,”- shprehet babai për Plus Tv.

Familja Mala nga Lubishta, kërkon ndihmë nga njerëzit e vullnetit të mirë, që djali i tyre të trajtohet jashtë vendit për shërim pasi në Kosovë kjo nuk mund të bëhet, por për këtë atyre u kërkohet shuma prej rreth 20 mijë euro.

Numri ku mund ta ndihmoni familjen Mala është: 045 944-961.

Dëshmi për rastin janë edhe fotot me raportet e spitali klinik “Acibadem Sistina” në Shkup


Loading...

Të ngjajshme

I jepet lamtumira e fundit familjes pesë anëtarshe Bllaca nga Gjilani

albswiss.com

Pritet të anulohen zgjedhjet në Podujevë

albswiss.com

Gjykata Speciale interviston Fatmir Shehollin

albswiss.com