fbpx
Alb'swiss TV
Sport

De Ligt nuk i dëgjon kritikët

Matthijs de Ligt thotë se është duke i injoruar kritikat për paraqitjet e tij për Juventusin, sepse është i bindur se po luan mirë për klubin e ri. Shtypit italian nuk është duke i lënë përshtypje loja e mbrojtësit holandez deri tani për Juven, sidomos duke qenë se ai është mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit italian, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.

“Mendoj se kam luajtur mirë: isha i qëndrueshëm dhe nuk bëra gabime”, tha 20-vjeçari për De Telegraaf pas fitores së Juventusit 2:1 kundër Lokomotiv Moscow.

“Unë e bëra punën time në mbrojtje. Lokomotiv nuk pati asnjë goditje në portë praktikisht”, shtoi ai. “Nuk jam di shumë për kritikat sepse nuk e lexoj shtypin shumë më, të jem i sinqertë”, theksoi ai.

/Alb’swiss TV/

Të ngjajshme

Ruiz në radarin e skuadrave të mëdha (VIDEO)

albswiss.com

Dias dhe Luis në radarin e Manchester United (VIDEO)

albswiss.com

Majlinda Kelmendi: Kush është motivi i saj kryesor (Video)

admin

Ish-lojtarët e Milanit nuk i do askush, vetëm Zapata ka gjetur ekip

albswiss.com

Duncan do t’i bashkohet Dortmundit (VIDEO)

albswiss.com

ZYRTARE: Kampioni i Kosovës nuk ndalet, e transferon edhe një futbollist të huaj

admin
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!