fbpx
Alb'swiss TV
Shqipëri

E nominuara e Amerikës për ambasadore në Shqipëri, seancë dëgjimore në Senat

class=”col-xs-12 col-sm-12 col-md-8 col-lg-8″>

Senati amerikan ka caktuar datën e seancës dëgjimore me të nominuarën e presidentit Donald Trump për ambasadore në Shqipëri.

class=”col-xs-12 col-sm-12 col-md-8 col-lg-8″>

Burime diplomatike i thanë gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se e nominuara Yuri Kim do të përballet me Senatin më 29 tetor 2019.

Nëse pas kësaj seance dëgjimore Senati do t’i japë dritë jeshile, atëherë me gjase fillimi i vitit 2020 do ta gjej zonjën Yuri Kim si ambasadore në Tiranë.

Yuri Kim është zyrtare e lartë e Shërbimit të Jashtëm amerikan, e cila ka punuar në poste kryesore dhe ka mbuluar rajone të shumta, duke përfshirë Kinën, Korenë e Veriut, Turqinë, Irakun dhe NATO-n. Ajo ka qenë Shefe e Shtabit të Zëvendës-sekretarit të Shtetit, 2015-2017, si dhe ka drejtuar Zyrën për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politike-Ushtarake.

Kim ka qenë Konsulle Politike në Ankara dhe në Bagdad dhe anëtare e delegacionit të SHBA-së në bisedimet që synojnë denuklearizimin të Koresë së Veriut.

Që prej majit të 2018-ës, Ambasada e SHBA në Tiranë nuk ka një drejtues, pas largimit të ambasadorit Donald Lu.

/Alb’swiss TV/

Të ngjajshme

Shkëmbimi i territoreve, Majko i prerë: Lodër e rrezikshme që nuk prek vetëm Kosovën

admin

Vrasja e ish- policit në Tiranë, nga sherri në vitin 2016 për pikat e basteve tek miqësia me eksponentë të krimit

albswiss.com

UNESCO: Shqipëria, me emigracionin më të lartë të njerëzve të arsimuar në Evropë

albswiss.com

Rama: Rekomandimet e OSBE-së gati për votim edhe pa PD-në dhe LSI-në

albswiss.com

Vdekja e dy punëtorëve nga rrëzimi i skelave, ndalohet 46 vjeçari

albswiss.com

Kryeministri bullgar: BE-ja gabim historik, nëse refuzon Tiranën dhe Shkupin

albswiss.com
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!