fbpx
Alb'swiss TV
Ekonomi

Huawei ka shitur 200 milionë smartfonë që nga fillimi i 2019

Huawei kaloi një 2019 sfiduese për shkak të sanksioneve Amerikane të cilat po ndikojnë në shitjen e smartfonëve por edhe në industrinë e telekomunikacionit.

Ende kjo nuk ka penguar prodhuesin Kinez të kalojë një tjetër vit rekord. Kompania tha se ka shitur 200 milionë smartfonë globalisht në 2019. Vitin e kaluar kompania arriti këtë objektiv 64 ditë më vonë sesa në 2019.

Sanksionet Amerikane të vendosura në Maj nga Shtetet e Bashkuara do të thotë se telefonët Huawei nuk mund të përdorin shërbimet mobile të Google. Ky ndalim u ndie me Huawei Mate 30 i cili pati një debutim të kufizuar jashtë Kinës për shkak se nuk vinte me aplikacionet e Google përfshirë këtu edhe Play Store.

Volumi i shitjeve kryesisht po vjen nga performanca në Kinë ku shërbimet dhe aplikacionet e Google nuk përdoren. Gjithashtu mund ti atribuohet edhe performancës së mirë globale në tre mujorin e parë ende pa hyrë në fuqi sanksionet.

Kompania ka edhe dy muaj për të shkuar drejt fundit të vitit dhe shitjet e smartfonëve pritet të jenë akoma më të larta. Analistët po pyesin nëse Huawei mund të arrijë objektivin e 300 milionë smartfonëve të shitur pa sanksionet Amerikane, diçka që duket një mision i pamundur. Alb’swiss TV

/Alb’swiss TV/

Të ngjajshme

Libra humbet një tjetër mbështetës

albswiss.com

Zbulohet data e debutimit të telefonit 2,000 dollarësh me palosje të Samsung

albswiss.com

Yahoo na kujton se ekziston duke ridizajnuar logon

albswiss.com

Biznesmeni që bleu Telekom Albania pranë blerjes të operatorit celular Telekom Romania

albswiss.com

Posta Shqiptare fillon ofrimin e shërbimit të transfertave dhe pagesave ndërkombëtare

albswiss.com

AMD shtyn debutimin e procesorit 16-bërthamësh nga frika e kërkesës së lartë

albswiss.com
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!