fbpx
albswiss.com
Sport

Interi merr fitore të madhe ndaj Dortmundit, Barcelona vuan, por fiton ndaj Slavia Pragës

Loading...

Interi ka arritur të shënojë fitore ndaj Borussia Dortmund me rezultat 2-0 në kuadër të grupeve të Ligës së Kampionëve. Zikaltërit e dinin që vetëm fitorja ju bën punë në këtë takim, duke e nisur furishëm nga fillimi. Goli i parë erdhi në minutën e 22-të kur Lautaro Matrinez shënoi në portonë e Burkit.

Në pjesën e parë nuk kishte më gola, ndërsa pjesa e dytë ishte edhe më interesante. Julian Brand dhe Jadon Sancho kishin raste të mira për ta barazuar ndeshjen, por Samir Handanovic ishte në formë.

Interit fitoi penallti në minutën e 83-të, por Martinez gaboi nga penalltia, pasi Burki e kuptoi goditjen e tij. Candreva ishte që solli qetësi te Interi, pasi shënoi në minutën e 89-të nga një kundërzbritje.

Me këtë fitore Interit ka katër pikë, aq sa Dortmundi, ndërsa Barcelona është lider me shtatë sosh.

Barcelona e ka mposhtur me shumë vështirësi Slavia Pragën në kuadër të Ligës së Kampionëve me rezultat 1-2. Pas vetëm tre minutash lo jë, Blaugranasit kaluan në epërsi me golin e Lionel Messit që u asistua nga Athur Melo. Pjesa e parë përfundoi me këtë epërsi minimale të skuadrës katalunase, derisa e dyta filloi më mirë për vendasit.

Slavia Praga i barazoi shifrat në 1-1 me golin e shënuar nga mbrojtësi Jan Boril në minutën e 50-të, nga asistimi i Lukas Masopust. Por, epërsia e vendasve zgjati vetëm shtatë minuta, pasi Peter Olayinka e devijoi goditjen e Luis Suarezit për ta futur topin në rrjetën e tij.

Liverpooli ashtu siç është pritur ka marr fitore ndaj Genkut në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve m rezultat 4-1. Ndeshja nisi shumë mirë për The Reds që shënuan që në minutën e dytë me Alex Oxlade Chamberlain që shënoi me një goditje nga 20 metra. Genk u kundërpërgjigj me gol në minutën e 27-të, por u anulua pas rishikimit të VAR. Salah provoi në minutën e 30-të, pior as ky nuk kishte sukses. Pjesa e parë nuk kishte më raste.

Në pjesën e dytë ishte përsëri Chamberlain që shënoi për 2-0 në minutën e 57-të. Më pas ishte moment i Mohamed Salah që fillimisht shënoi në minutën e 77-të, ndërsa me golin në minutën e 87-të e mbylli takimin. Genk krejt në fund shënuan me Odey pë 4-1. Liverpooli tani ka gjashtë pikë dhe është në vendin e dytë. 

/Alb’swiss TV/

Loading...

Të ngjajshme

Mijatovic: Hazardi e ka të pamundur të bëhet si Ronaldo në Real Madrid

albswiss.com

Sigal Prishtina eliminohet pas dy vazhdimeve në Champions League

albswiss.com

Shumë shpejtë një rimeç në mes Mayweather dhe Pacquiao

albswiss.com
Loading...
Loading...