fbpx
albswiss.com
Shqipëri

Kapen katër shqiptarë në Spanjë, kultivonin hashash mes pyllit

Loading...

Policia spanjolle ka kapur një grup kriminal që kultivonte hashash pranë parkut kombëtar të Serrania de Kuensa, në Spanjë.

Agjentët kanë arrestuar katër pjestarë të grupit të cilët punonin me rritjen e bimëve të paligjshme në një plantacion të fshehur me kujdes mes bimësisë së dendur të zonës.

Grupi përbëhej nga katër shqiptarë të cilët kishin ngritur një kamp në zonë, prej ku e kontrollonin plantacionin rreth 24 orë në ditë.

Ata janë raportuar nga qytetarë të rastit që i kanë vënë re, dhe policia arriti të bllokojë më shumë se dy ton marijuanë, pasi i mbajti nën vëzhgim që nga fillimi i tetorit.

Zona ku ishin vendosur ishte shumë e veçuar dhe nuk mund të shkohej në këmbë pa ecur për gjysmë ore midis pyllit të dendur.

Ata kishin ngritur gjithashtu një sistem të sofistikuar vaditjeje, nëpërmjet tubave të vendosur nën tokë, të fshehura midis pemëve./top channel/

/Alb’swiss TV/

Loading...

Të ngjajshme

Cakaj – Czaputowicz: Pritshmëria e Shqipërisë për çeljen e negociatave, mbi meritën e plotësimit të kushteve

albswiss.com

Rama: Sistemi i drejtësisë penalizon gratë dhe favorizon burrat

albswiss.com

Megjithatë, udhëtimi nëpër Rrugën e Kombit me pagesë dhe pa ulje: 5 Euro për veturat e vogla

admin
Loading...
Loading...