fbpx
Alb'swiss TV
Ekonomi

Kompjuteri kuantik i Google ka bërë atë që superkompjuterit më të fuqishëm në botë i duhen 10,000 vite

Google zyrtarisht tha se ka arritur “supremacinë kuantike” sipas një artikulli të ri të publikuar në gazetën shkencore Nature.

Lajmi vjen një muaj pasi letra kërkimore e Google u publikua aksidentalisht online. Tashmë është zyrtare që do të thotë se detajet e plota të hulumtimit janë publike.

Google thotë se procesori 54-kubit Sycamore arriti të performojmë përllogaritje në 200 sekonda që super kompjuterit më të fuqishëm sot në botë do ti duheshin 10,000 vite.

Por IBM, kompania e cila operon super kompjuterin që Google thotë se ka mundur, hedh dyshime mbi pretendimet e Google.

Në një postim në blog publikuar të Hënën kompania tha se e njëjta detyrë mund të performohej në një kompjuter klasik në 2.5 ditë dhe jo 10,000 vite që Google thotë.

IBM vijon më tutje se Google nuk ka përllogaritur mirë hapësirën e diskun kur ka bërë përllogaritjet sesa kohë një super kompjuteri do ti duhet të arrinte të njëjtën gjë.

Pavarësisht pretendimeve të IBM, shumë hulumtues të komunitetit kërkimor mirëpriti lajmet. Madje një hulumtues e krahasoi arritjen e Google me atë të vëllezërve Wright të cilët kryen fluturimin e parë të një avioni në 1903. Alb’swiss TV

/Alb’swiss TV/

Të ngjajshme

Çel dyert Tirana Tech Open 2019

albswiss.com

Evropa do të implementojë taksën e saj dixhitale nëse mungon akordi global

albswiss.com

Politika pritet të prodhojë episod të ri të krizës ekonomike në Kosovë

admin

Influencer, tashmë edhe një profesion

albswiss.com

Shfletuesi Vivaldi mbërrin në Android

albswiss.com

Pas vendosjes së taksës, importi i mallrave nga Serbia dhe Bosnja ka rënë për 50%

admin
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!