fbpx
albswiss.com
Bota

Konflikti në Siri: Donald Trump heq sanksionet ndaj Turqisë

Loading...

SHBA po heqë sanksionet ndaj Turqisë pas ofensivës së saj të fundit kundër luftëtarëve kurdë në veri-lindje të Sirisë, thotë Presidenti Donald Trump.

Vendimi i tij erdhi pasi Rusia u pajtua me Turqinë për të përdorur trupa për të zgjatur një armëpushim përgjatë kufirit sirian, njofton Klan Kosova.

Ofensiva e Turqisë filloi pas vendimit të papritur të Donald Trump për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria veriore në fillim të këtij muaji.

“Lëreni që dikush tjetër të luftojë mbi këtë rërë të gjatë të gjakut”, tha presidenti amerikan.

“Sanksionet hiqen derisa ndodhë diçka që ne nuk jemi të kënaqur,” njoftoi ai në një deklaratë në Shtëpinë e Bardhë të Mërkurën.

Ai tha se Turqia e kishte siguruar atë se do të ndalonte luftimet në rajon dhe do ta bënte të përhershëm armëpushimin e rënë dakord së fundmi.

/Alb’swiss TV/

Loading...

Të ngjajshme

Iraku fut në listën e festave zyrtare Krishtlindjen

admin

Turqia: Rreth 400 të dyshuar për terrorizëm janë arrestuar për tri ditë

albswiss.com

Florida dhe Karolina Veriore pritet të përballen me uraganin Dorian

albswiss.com
Loading...
Loading...